Raportimi i Dumanit tek 'Ligjet', deputeti Toni Gogu: Raportoi si gjithë të tjerët! PS nuk ka frikë, e sollëm drejtësinë në këtë pikë

 

Sa i përket raportimit të kreut të SPAK, Altin Dumani në komisionin e ligjeve, deputeti socialist Toni Gogu u shpreh për Arbër Hitajn në 'Studio Live', se kishte një qasje konstruktive, por ishte një raportim siç e kanë bërë dhe krerë të tjerë institucionesh në Komisionin e Ligjeve.

'Ai është një raportim si gjithë institucionet e tjera. do vijnë kryetarët e këshillave përkatës, vjen kryetari i Autoritetit të Dosjeve. Ishte një mbledhje e dy komisioneve. Ishte dhe Komisioni i Sigurisë, që kishte kërkuar një interpelancë me zotin Dumani. Ai përgëzoi punën e policisë dhe shprehu zhgënjimin që drejtues të caktuar rezultojnë që kanë bashkëpunuar me krimin dhe po ballafaqohen me krimin. Një raportim vjetor. Një mbledhje e gjatë ku shumica me qasje tejet konstruktive. Shqetësimi i shumicës socialiste është si të funksionojë më mirë.'

Gogu vlerëson punën e SPAK në renditjen e prioriteteve në çështjet që trajton dhe lidhur me planin strategjik të Prokurorisë së Posaçme.

'Pashë që kishte mendim strategjik. Në kushtet e burimeve dhe kohës së kufizuar, pashë që ata kanë caktuar prioritete, në morinë e çështjeve ata kuptojnë fare mirë, mezi pres të shikoj planin strategjik. Aty tregojnë si do veprojnë me çështjet e mbartura.'


Lajmi kryesor:

Komisioni i Posaçëm për Korrupsionin/ Toni Gogu: Nëse opozita abstenon, shans i humbur për të! Në Kuvend do bëhet llogaridhënia


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Rostov, robërit e ISIS-it u vranë dhe pengjet u liruan

Rostov, robërit e ISIS-it u vranë dhe pengjet u liruan