Reali kualifikim dramatik ndaj
Bayern, fiton 4:2, Ronaldo tripletë
VIDEO/Golat e ndeshjes Real-Bayern

Reali kualifikim dramatik ndaj<br />Bayern, fiton 4:2, Ronaldo tripletë<br />VIDEO/Golat e ndeshjes Real-Bayern
Spektakël në "Santiago Bernabeu" të Madridit, por janë madrilenët ata të cilët kalojnë në gjysmëfinalen e Champions League pas fitores 4:2 ndaj Bayern Munchen. 

Ëndrra e Bayern për të përmbysur rezultatin në Madrid dhe siguruar biletën e 1/2-ve të trofeut më prestigjioz në Europë, zgjat shumë pak.

Gjithçka merr kthesën kur Arturo Vidal merr kartonin e dytë të verdhë në minutën e 84, duke lënë bavarezët me 10 lojtarë në fushën e lojës.

Reali, në epërsi numerike në fushën e lojës, shënon me lehtësi në portën bavarezeve me një super Ronaldo i cili "shëtit" i në mbrojtje duke i shënuar Manuel Neuerit tre gola dhe gafave të panumërta të lojtarëve të Carlo Ancelotti-t.  

Reali përmbys Bayernin me 10 lojtarë 
Real Madrid dhe Bayern Munchen luajnë duelin e kthimit të çerekfinaleve të UEFA Champions League. Pas një pjese të parë spektakolare por pa gjetur rrugën e rrjetës asnjë prej ekipeve, golat u shënuan në fraksionin e dytë të lojës. 

Bayern Munchen kalon i pari në avantazh duke bërë që në Bernabeu të pllakosë heshtja. 

Robert Lewandowski shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 53. Penalltia u fitua nga holandezi Robben pas një nderhyrje të parregullt në zonën e rreptësisë nga Casemiro.

​Ndërsa një minutë më parë Arjen Robben humbet një rast të shkëlqyer në portën e Realit. Goli i goditur prej tij përmes një parabole mposhti Navas por u largua në vijën fatale nga mbrojtësi Marcelo. 

Cristiano Ronaldo ekuilibron shifrat në minutën e 76 kur mposht Neuer pas një gjuajtje me kokë. 

Vetëm një minutë më pas Bayern kalon në avantazh sërish pas autogolit të Ramos. 

Kartoni i kuq i Vidal vendosi fatin e takimit
Në minutën e 84, Arturo Vidal e le Bayernin me 10 lojtarë, pas kartonit të dytë të verdhë. Edhe në ndeshjen e kaluar në Mynih, Bayern mbeti me 10 lojtarë pjesën e dytë pas ndëshkimit të Martinez me karton të kuq.

Koha e rregullt prej 90 minutash përfundoi me rezultatin 1:2 për bavarezët, duke bërë që ndeshja të shkojë në shtesë. 

Por në minutën e 103 është sërish Cristiano Ronaldo i cili barazon shifrat 2:2, duke kthyer entuziazmin në "Santiago Bernabeu". 

Si të mos mjaftonte barazimi 2:2 i cili kualifikonte Realin, ekipi i Zinedin Zidane shënon edhe dy gola të tjerë. Ronaldo gjen golin e tretë personal në këtë takim në minutën e 110, ndërsa dy minuta më pas, Marco Asensio i çon shifrat në 4:2. 

(Goli i parë për Bayern)


(Goli i barazimit për Realin)



(Goli i dytë i Bayern Munchen)
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

SPAK goditi 7 grupe kriminale, 10 nga të arrestuarit njihen sot me masën e sigurisë! Mbahet seanca në GJKKO

SPAK goditi 7 grupe kriminale, 10 nga të arrestuarit njihen sot me masën e sigurisë! Mbahet seanca në GJKKO