/ATSH/.- Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë, një strukturë teknike pranë komisionit të posaçëm për Reformën në Drejtësi, mblidhet të mërkurën për të diskutuar kapitullin mbi financimin e sistemit të drejtësisë, pjesë e Dokumentit Analitik për Sistemin e Drejtësisë.
Puna e komisionit të posaçëm, i ngritur me vendim të Kuvendit në fund të vitit të kaluar, ka hyrë në fazën e diskutimit në tryeza pune me pjesëmarrjen e gjerë të grupeve të interesit.
Dy ditë më parë, grupi i ekspertëve organizoi tryezën e punës për diskutimin e kapitullit për masat antikorrupsion, pjesë e Dokumentit Analitik për Sistemin e Drejtësisë.
Në këtë tryeze me interes ishin sugjerimet e Laura Codruta Kovesit, Kryeprokurore e Drejtorise Kombetare Anti- Korrupsion (DNA) në Rumani, e cila fakte dhe statistika të përvojës rumune në luftën kundër korrupsionit në administratën shtetërore dhe brenda sistemit të drejtësisë.
/Shqiptarja.com