Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Deputet do zgjidhet lëpirësi i kryetarit! Çfarë halli ka Berisha që do t’i fshehë kandidatët?

Një pazar mes Ramës e Berishës e quan deputeti opozitar Enkelejd Alibeaj draftin e ri për ndryshimet zgjedhore që pritet të miratohet nesër në Kuvend. Alibeaj, i ftuar në Report Tv thotë se deputet do zgjidhet lëpirësi i kryetarit të partisë.

Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Alibeaj thotë se Rama e Berisha kanë të njëjtën hall që detyrohen të fshehin deputetët në listën që do përzgjidhet prej tyre.

"Ndarja në 12 qarqe dhe aplikimi i formulës aktuale për shpërndarjen e mandateve i jep mundësinë partisë më të madhe që ka mundësi të marrë mandatin e fundit, të 36 në Tiranë, 14 në Durrës, 3 në Kukës etj. LSI në 2021 mori 100 e ca mijë vota dhe mori 3 mandate, PSD mori 33 mijë vota dhe mori 3 mandate. PD është më e dobët se në 2021. Duhej të riktheheshin koalicionet parazgjedhore. Bylykbashi erdhi me flamurin e madh që do i kërkojmë, por duhej bërë një ndryshim kushtetues, dje në komision askush nuk përmendi koalicionet parazgjedhore. Mënyra e dytë ishte vetëm me ndërhyrje ligjore, Shqipëria 1 zonë, ose deri në 4 zona. Kjo do ta kthente në një proporcional pothuajse kombëtar dhe do eliminonte përfitimin e këtyre mandateve qyl.  

Zgjidhet deputet ai që ka qenë lëpirësi i kryetarit. Kush janë ata deputetë që iu fshihen shqiptarëve. Gjysmën e deputetëve Rama i ka me dosjen e SPAK, s’kuptoj hallin e Berishës me shokë. Ca qenkan këta që ia fshehin shqiptarëve përfaqësuesit e tyre. Do të thotë që qenkan në të njëjtin hall. Kjo është tallja më e madhe që është bërë me këtë sistem. Nxjerr jashtë loje të drejtën e shqiptarëve për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre, me këtë sistem ke vendosur një perde të madhe ligjore, o merr këta o s’ke asgjë. Ky është kurthi i madh që bënë dje dhe duan ta votojnë nesër. Dje s’ka qenë Pazar vetëm për kodin zgjedhur, por për ti dhënë Ramës mandatin e katërt në tavolinë", tha Alibeaj në Report Tv. 


Lajmi kryesor:

Reforma Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj për Report Tv: Pazar mes Berishës e Ramës, i japin PS mandatin e 4! Deputet do zgjidhet lëpirësi i kryetarit


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shkarkimet në RTSH, deputetja e PS: Ka qenë vend qokash, strehoheshin të afërmit e personaliteteve

Shkarkimet në RTSH, deputetja e PS: Ka qenë vend qokash, strehoheshin të afërmit e personaliteteve