Reforma zgjedhore nis në janar të
2014, në diskutim përbërja e KQZ

Reforma zgjedhore nis në janar të<br />2014, në diskutim përbërja e KQZ
TIRANE- Fillimi i vitit të ardhshëm do të sjellë edhe fillimin e punës për reformën zgjedhore. Deputeti i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo, theksoi dje se Komisioni për Reformën Zgjedhore duhet të nisë punën jo vetëm për të futur në Kodin Zgjedhor rekomandimet e OSBE-ODIHR, por edhe ngritjen e një zyre deputeti në çdo zonë elektorale në mënyrë që ata të kenë mundësi që të jenë më afër me zgjedhësit. “Në vitin 2014 do të fillojë përsëri nga puna Komisioni për Reformën Zgjedhore, duhet që në këtë komision të adresohen çështje jo vetëm për pjesëmarrjen e gruas në politikë por edhe për pjesëmarrjen e grupeve të tjera. Pra për respektimin e të drejtave të tjera të njeriut edhe për një rast diskriminimi pozitiv”,- tha Tavo.

Ndërsa me synim përfshirjen sa më të madhe të shoqërisë civile, deputetja Majlinda Bregu deklaroi se konsultimet me këtë grup janë të nevojshme në çdo nismë të Kuvendit dhe qeverisë përfshirë këtu edhe hartimin e buxhetit. “Ju e dini se qeveria ka përgatitur buxhetin për vitin e ardhshëm dhe duhet të ishte miratuar në Parlament, nisur nga eksperiencat e viteve të mëparshme buxheti. Një nga përfaqësuesit në tryezë më tha sot se ka ende njoftime për të vazhduar konsultimet nga institucione qeveritare të veçanta, nga Ministri të veçanta për buxhetin.

Një nga rekomandimet e këtij grupi do të jenë edhe realizimi në kohë me efiçencë në mënyrë reale i proçesit konsultativ me Qeverinë edhe me aktorët e tjerë kryesor”,- tha Bregu. Ish-ministrja e integrimit Majlinda Bregu kërkoi që të ketë një rishikim të ligjit për shoqërinë civile, ndërsa kërkoi nga Kuvendi që të krijojë një hapësirë të posaçme në faqen e web-it për këtë kategor.
 
Reforma
Çështja e reformës në Kodin Zgjedhor nisi që me ardhjen e mazhorancës së majtë në pushtet kur Ministri i Shtetit, Ilirjan Celibashi theksoi se ligji elektoral në vend ka nevojë për ndryshime. Pjesë e këtyre ndryshimeve pritet që të jenë krysisht rekomandimet e dhëna nga OSBE-ODHIR në raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Kësisoj politika pritet që të futet në një debat të fortë mbi reformën zgjedhore pasi disa parti të vogla do të kërkojnë që të ndryshohet tërësisht sistemi elektoral në vend pasi ato janë prekur nga ndryshimet e fund në Kod. Kësisoj edhe gara për të gjetur sa më shumë konsensus dhe për ta mos miratuar ligjin vetëm me votat e mazhorancës pritet që të sjell një debat edhe më të fortë ndërmjet opozitës dhe mazhorancës.

Por krahas kësaj, një nga reformat e tjera që pritet që të ndodhin në sitemin elekoral në vend është edhe çështja e përbërjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pasi që prej muajit prill, ky insitucion po operon vetëm me katër anëtarë. Mazhoranca ka kërkuar që të ketë një ndryshim në përbërjen e KQZ-së, ndryshim i cili në fillim hasi edhe kundërshtimet nga ana e opozitës. Por këto debate pritet që të thellohen edhe më shumë në momentin kur drafti të filloi që të hartohet nga Komisioni për Reformën Zgjedhore.

OSBE-ODIHR vëzhgim të reformës zgjedhore
Misionet ndërkomëbtare, kryesisht OSBE-ODIHR do të monitorojnë të gjithë procesin e reformës zgjedhore që do të mbahet në vend. Kjo pasi organizata ka sjell në Tiranë ekspert të fushës zgjedhore sa herë që në vend është bërë ndryshim në ligjin elektoral në vend. Krahas kësaj, OSBE-ODIHR pritet që të japin rekomandime në reformë edhe për implementimin e sistemit elektronik në zgjedhjet vendore të vitit 2015, pasi në zgjedhjet e shkuara, ky sistem dështoi duke mos u aplikuar dhe për rrjedhoj i shkakoi vendit një dëm të konsiderueshëm financiar.
 
Shkrimi u publikua sot (13.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive