Reformisti Masud Pezeshkiani zgjidhet presidenti i ri i Iranit
Masud Pezashkian, presidenti i ri i Iranit
Masud Pezashkian u zgjodh presidenti i ri i Iranit, duke fituar 53.7 për qind të votave në zgjedhjet e balotazhit të 5 korrikut.
Pezeshkian, një ish kardio-kirurg, e cili shquhet për filozofinë e tij politike reformiste, mundi ultrakonservatorin Saeed Jalili, i cili mori vetëm 44.3 për qind të votave, sipas Komisionit Qendror Zgjedhor të Iranit.
Pjesëmarrja në votimet e balotazhit ishte 49.8 për qind, nga 40% që ishte në raundin e parë.
Pezeshkian ka qenë anëtar i Parlamentit iranian prej vitit 2008 dhe shërbeu si nënkryetar i Parlamentit mes viteve 2016 dhe 2020.
Politikani reformist ishte ndër kritikët më të mëdhenj të regjimit iranian në lidhje me vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini më 2022, pasi u tortuarua në paraburgim nga autoritetet se nuk kishte veshur si duhet hixhabin.
Asokohe në mënyrë këmbëngulëse Pezeshkian kërkoi sqarim nga autoritetet për rastin, i cili nxiti protesta të shumta në Iran.
Së fundmi, ai ka deklaruar se “Irani do ta respektojë ligjin për hixhabin, por kurrë nuk duhet të ketë sjellje çnjerëzore ndaj grave”.
Këto zgjedhje u thirrën për shkak të vdekjes së ish presidentit iranian Ebrahim Raisit më 19 maj, pasi helikopteri më të cilin udhëtonte u rrëzua, teksa kthehej nga një takim me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?
-
Po
46.3%
-
Jo
46.9%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 4316
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Iranianët votojnë në zgjedhjet presidenciale pas vdekjes së Ebrahim Raisit
28 Qershor, 16:59
-
Irani dënon vendimin e Kanadasë që shpalli grup terrorist Gardën Revolucionare
20 Qershor, 11:28
-
Gjykata iraniane dënon karikaturisten me gjashtë vjet burgim për aktivizëm
13 Qershor, 15:05
-
Sanksione të reja nga Kosova për Rusinë, Iranin dhe Bjellorusinë
13 Qershor, 14:11
-
Konservatorët dominojnë listën e kandidatëve për president të Iranit
11 Qershor, 09:14
-
Irani përzgjedh gjashtë kandidatë për zgjedhjet presidenciale
9 Qershor, 15:35
-
Ish-presidenti iranian Ahmadinejad, në garë për ta pasuar Raisin
2 Qershor, 14:45
-
Gjykata iraniane dënon gazetaren me 21 vjet burgim për 'propagandë kundër regjimit'
28 Maj, 21:15
-
Autoritetet iraniane rrisin shtypjen ndaj zërave kritikë pas vdekjes së Raisit
28 Maj, 08:38
-
Vdekja e Raisit mund të nxisë një ‘luftë’ për postin e liderit suprem
25 Maj, 10:33
-
Raporti paraprak: rrëzimi i helikopterit me të cilën udhëtonte presidentin iranian, jo i qëllimtë
24 Maj, 19:42
-
Teheran/ Mijëra njerëz në homazhet për presidentin Raisi! Lideri suprem Khamenei: O Allah, nga ai pamë vetëm mirë
22 Maj, 14:52