Refuzimi për të bashkëpunuar me SHBA, dekonspiron problemet ruse të Bashës

Refuzimi për të bashkëpunuar me SHBA, dekonspiron problemet ruse të Bashës

Lulzim Basha ka refuzuar t’i përgjigjet kërkesës së drejtësisë amerikane, lidhur me çështjen e financimit rus të Partisë Demokratike në fushatën e lobimit në SHBA, në vitin 2017. Letërporosia e ardhur nga SHBA pranë Prokurorisë shqiptare, ka disa pyetje zyrtare për Lulzim Bashën dhe stafin e tij, por Basha ka refuzuar të paraqitet.

Por përmes një letre drejtuar Prokurorisë, Basha tenton të fshehë objektin e vërtetë të hetimit, që është hetimi nga drejtësia amerikane, dhe e motivon refuzimin “për t’u njohur me një informacion që ju paskeni marrë në kuadër të hetimit që ju po zhvilloni në lidhje me respektimin e ligjit në deklarimet financiare të Partisë Demokratike.”

Refuzimi është një problem i ri i Lulzim Bashës me drejtësinë amerikane, pasi autoritetet zyrtare amerikane, kanë shtuar presionin mbi Prokurorinë shqiptare për t’iu kthyr një përgjigje, pasi po kalon çdo afat. Por për këtë çështje duhet të shqetësohet Basha, jo ne.

Ajo që Lulzim Basha tenton të mashtrojë opinionin publik, është referimi tek një hetim i Prokurorisë shqiptare. Prokuroria shqiptare fatkeqësisht nuk ka nisur ende një hetim ndaj Lulzim Bashës, edhe pse duhet të niste me kohë. Në këtë rast, “Letërporosia” amerikane është një praktikë e rëndomtë e bashkëpunimit mes dy vendeve, që për të marrë dëshminë e një shtetasi të huaj, përfshirë në një hetim, ata përdorin Prokurorinë e vendit përkatës për të marrë përgjigje.

Pra në këtë rast, Prokuroria jonë nuk bën as pyetje dhe as hetim për Lulzim Bashën, por i vë përpara pyetjet e ardhura nga SHBA dhe nga Skocia, ku po kryhen hetime për financimet në emër të Partisë Demokratike, dhe ai duhet t’u japë përgjigje. Prokurori shqiptar në këtë rast është një noter dhe zyrë postale.

Nëse Basha nuk ka lidhje me kompaninë ruse që ka paguar 500 mijë dollarë për të, ai duhet të vrapojë të ndihmojë drejtësinë amerikane në hetimin e Muzinit. Aq me tepër që ka hak për të marrë, se ai dhe e ka “perfolur”.

Duke deponuar para amerikanëve, ai çliron veten dhe i takon amerikanëve të zbulojnë kush fshihet vërtet pas pagesave të rusëve.

Por po u fsheh, dhe sidomos po beri si budalla, siç po bën, atehere mund t’i ndodhë siç i ndodhi Shkëlzenit, i cili tani e ka me vendim të Gjykatës së Floridës përfshirjen tek aferat e trafikut të municioneve dhe të demontimit në Gerdec.

Pamvarësisht se Basha bën si trim, refuzimi për të bashkëpunuar me SHBA, e dekonspiron si fajtor. Kjo tregon se ai e di kush fshihet pas rusëve, e di të kujt janë paratë, e di pse janë paguar paratë, e di pse PD është përfshirë në transfertat e kundraligjshme, e di dhe se çfarë ligjesh ka thyer ketej, dhe përtej oqeanit. Ai edhe në këtë rast është sjellë si vetvetja, siç ka vepruar gjithmone kur e vinin përpara akuzave: ka bërë sikur nuk kupton.

Refuzimi për të mos u dhënë përgjigje, nuk është se e bllokon hetimin ndaj tij dhe as që e lehtëson pozitën e tij. Përkundrazi, ajo rëndon pozitën e tij si mosbashkëpunues me drejtësinë amerikane në këtë çështje dhe akoma më shumë, mund të rëndojë pozitat e tij, nëse merret i pandehur në këtë çështje.

Ai mund të refuzojë t’i përgjigjet një prokurori amerikan sa kohë është në Shqipëri, por nëse shpallet fajtor, nuk ka raport mjekësor apo avokat që ta shpëtojë nga përballja me drejtësinë amerikane, aq më tepër që e kemi miratuar qysh më 1932 ligjin e ekstradimit me SHBA.

Dhe këtë e di më mirë se kushdo tjetër. Ai mund të mos jetë jurist i formuar, pasi siç po del, nuk po gjejmë dot se ku ka bërë Universitetin, por ama i pandehur i sprovuar është, dhe e di se si mund t’i shpëtosh drejtësisë.

Por problem i tij është se ai ka përvojë, vetëm se si i iket drejtësisë shqiptare, jo asaj amerikane.

Aq më tepër, nëse e gënjen mendja se këtë gjë mund ta zgjidhë politikisht. Drejtësia e atij vendi është aq e ndarë dhe e pavarur nga politika, sa kjo që po bën Basha, vetëm sa e rëndon edhe politikisht, dhe vërteton perceptimin që ekziston për të dhe opozitën e tij, se gjithë kryengritja e pallatit politik të opozitës, bëhet për t’i shpëtuar drejtësisë. Biles dhe në SHBA-së./ TEMA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic