Tiranë - Ish-kreu i KQZ-së Kristaq Kume foli në Report Tv, lidhur me ecurinë e regjistrimit të diasporës në platformën e ngritur nga KQZ për zgjedhjet e 11 majit. Kume e vlerëson ecurinë si pozitive, duke patur parasysh sipas tij numrin e lartë të regjistrimeve, që shton Kume, do kalojnë edhe Kosovën.
'Sa më i informuar qytetari, aq më mirë zhvillohet procesi. Qytetarët duhet të informohen sa më shpejtë që të mos krijohen situata si këto kur aplikimi nuk është pranuar. Mënyra si është vepruar deri sot nga KQZ, platforma që ka hartuar për këtë procedurë. Kemi regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë ka krijuar kushte të mira për t’u realizuar në përputhje me dëshirën për të votuar nga qytetarët.
Dëshirë e shprehur, ka kapërcyer parashikimin se sa do marrin pjesë. Jemi në 10 ditët e para, siç dihet janë 50 mijë zgjedhës shqiptarë për tu regjistruar. Nëse ecet me këtë ritëm, kapërcejmë nivelin e pjesëmarrësve në votime jashtë vendit të zgjedhësve në Kosovë, ku janë pranuar 105 mijë. Nëse vazhdojnë shtetasit tanë jashtë do kemi më shumë sesa kaq. Mund të kemi 150 mijë 200 mijë zgjedhës. Interes i shtuar i bashkatdhetarëve tanë.'
Më tej, Kume shpjegon se si do jetë fleta e votimit në 11 maj, duke sqaruar se do jenë dy lista zgjedhësish.
'Në listën e hapur votohet subjekti. Dihet sa merr subjekti, pas subjektit votohet dhe një nga kandidatët. Mënyra e të votuarit në fletë me emrat e listës së hapur. Lista e mbyllur nuk shfaqet. Krijon mundësi të gjykohet për fuqinë elektorale të çdo subjekti zgjedhor edhe në rastin kur partia është pjesë e një koalicioni. Kandidatët do ti caktohet dhe kujt partie i takon. Tregon dhe sa vota merr kandidati preferencial, matet fuqia e çdo subjekti zgjedhor.'
Qytetari mund të shohë në listë vetëm ata kandidatë që janë në listën e hapur, ndërsa për kandidatët e listës së mbyllur, ndarjen e mandateve e bën KQZ sipas renditjes që kanë dërguar partitë që garojnë.
'Lista bëhet publike, por emrat nuk janë në fletën e votimit. Çdo qytetar do dijë sa kandidatë janë. Mënyra si do zhvillohet procesi zgjedhor, në fletën e votimit do jenë vetëm emrat apo numrat e listës së hapur dhe lista e mbyllur depozitohet në KQZ dhe KQZ ndan mandatet duke ditur listën përkatëse.'