Regjistrimi i popullsisë nis në shtator, drejtoresha e INSTAT: Qytetarët nuk do penalizohen vetëm për pyetjet rreth etnisë, fesë dhe gjuhës! Për të tjerat gjobë 50-100 mijë lekë

Në shtator të këtij viti, INSTAT do të realizojë regjistrimin e popullsisë dhe banesave. Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli ka bërë me dije në Report Tv se formulari është bërë gati dhe qytetarët do të jenë të detyruar të japin përgjigje për çdo gjë përveç se për 3 pyetje rreth etnisë, gjuhës dhe fesë që nuk janë me detyrim. Në intervistën për ‘Sot, live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu tha se penaliteti për ata që nuk duan të japin të dhënat do të jetë 50-100 mijë lekë.

“Formulari është gati, pyetësori përmban pyetje që lidhen me ndërtesën e banesën, me individin. Janë vendosur edhe disa pyetje që lidhen me bujqësinë e persona që janë vizitorë në njësinë ekonomike familjare apo persona të larguar nga njësia ekonomike familjare. Intervistat do të bëhen duke trokitur derë më derë sepse çdo qytetar resident në territorin e Republikës së Shqipërisë është i detyruar t’i përgjigjet pyetjeve të censit përveç 3 pyetjeve mbi etninë, fenë e gjuhën dhe nuk ka asnjë lloj penaliteti. Për pyetjet e tjera është detyrim ndërsa për etninë, fenë e gjuhën shoqërohet me “Preferoj të mos përgjigjem”. Për të tjerat, penalitetet variojnë nga 50-100 mijë lekë për qytetarët që refuzojnë t’i përgjigjen pyetësorit të censusit”, tha Dhuli.

Dhuli shtoi se intervistat do të bëhen derë më derë por në vend të letrës, do të përdoren tabletat.  

“Është shtyrë grumbullimi i të dhënave prej pandemisë, tërmetit, zgjedhjeve. Në vitin 2022 mundëm të siguronim teknologjinë për grumbullimin e të dhënave në terren. Edhe pse do të jetë me metodën tradicionale derë më derë, në vend të letrës do përdoren tabletat”, tha Dhuli.

Për njerëzit që ndodhen në emigrim, drejtoresha e INSTAT u shpreh se do të marrin të dhënat përmes shkëmbimit të informacionit me institucionet në vendet e tjera.

“Njësia ekonomike familjare do të pyetet edhe për personat familjarë të tyre që janë jashtë shtetit. Informacioni për shqiptarët që banojnë dhe jetojnë në shtete të tjera do të merret përmes shkëmbimit të informacionit me institucione në vendet e tjera”, tha Dhuli.

Censi ishte planifikuar të zhvillohet në vitin 2020, por fillimisht u shty prej situatës së krijuar nga pandemia, dhe një tjetër shtyrje u bë për në vitin 2021 për shkak të zgjedhjeve parlamentare, ndërsa tashmë do të realizohet këtë vit. Censi parashikohet të zgjasë dy muaj me një kosto prej rreth 16 milionë euro, dhe risi është përdorimi i pajisjeve elektronike në mbledhjen e informacionit.

Censusi i fundit është zhvilluar në vitin 2011, ku rezultoi se popullsia ishte 2,821,977,  me një rënie prej 8%, nga Censusi 2001.

 

Intervista e plotë

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 21/02/2023 15:49

    Na e bete shqiperin shtet multi etnik o qelbesira politikan Per karriget tuaja jeni gati ta zhdukni shqiperin Kerkoni mor reciprocitet me greqin Po lejoi ajo minoriteyin shqiptar lejojeni dhe ju

    Përgjigju
  • ard: 21/02/2023 15:38

    dmth, Firma private e quajtur qeveria shqiptare kerkon me detyrim te dhenat e privateve te tjere....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg