Edi Reja me shumë mundësi do të jetë trajneri i ri i Kombëtares shqiptare të futbollit. 73-vjeçari italian edhe pse më herët e ka mohuar diçka të tillë, në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat italiane e ka pranuar se është në bisedime me FSHF-në.
Në deklaratën e bërë për “citacceleste”, ish-trajneri i Napolit dhe Lazio-s ka deklaruar: “Dje kamë patur kontakte me federatën shqiptare të futbollit, por kam marrë 24 orë kohë për të vendosur. Gjithçka do të varet nga paraqitja që Shqipëria do të bëjë në ndeshjen nfaj Andorës.”
Reja ishte në premten në Shkodër ku ndoqi nga afër ndeshjen Shqipëri-Turqi, e përfunduar me shifrat 0-2. Edhe pse në atë moment Panucci vijonte të ishte trajner i kuqezinjve, presidenti Armando Duka mbajti një takim me 73-vjeçarin italian.
P për këtë media Reja ka komentuar edhe vendimin e Panucci-t për të përjashtuar Strakoshën si pasojë e një vonesë. “Vonesat janë gjëra që ndodhin, unë e pashë si të tepruar dënimin”.
Duka nuk vuri mend me keta trainieret e moshes se thyer. Barici e Kuzhe kane humbur ndeshje pasi semureshin.Ky kerkon ti jape kombetaren nje 73 vjecari.
Përgjigju