Trajneri i Kombëtares Edy Reja ka rikthyer shumë futbollistë për dy ndeshjet e fundit vendimtare në Ligën e Kombeve, por edhe për miqësoren me Kosovën me 11 nëntor në Elbasan Arena. Në listën me 27 të grumbulluar bëjnë pjesë Cikalleshi, Balaj, Gjasula, Memushaj, Ismajli dhe kapiteni Elseid Hysaj. Risia këtë herë është Enis Çokaj, që vjen nga Lokomotiva e Zagrebit, ndërsa për shkak të pandemisë, por edhe për dëmtime do të mungojnë Strakosha, Dermaku, Mihaj, Roshi, Mersinaj, Lenjani, Trashi, Bare, Cekici, Vrioni dhe Kamberi. Ndërkohë pavarësisht këtyre peripecive Reja deklaron se kombëtarja duhet të arrijë objektivin që është vendi i parë.
‘Këto ndeshje do të jenë vendimtare. Objektivi ka qenë gjithmonë për të kapur vendin e parë dhe kundër Kazakistanit dhe Bjellorusisë do të synojmë fitoren. Edhe në ndeshjet e kaluara patëm objektiv katër pikët, por në fund morëm dy. Kanë ndikuar dëmtimet, por edhe situata e pandemisë.’
Reja më tej tha se në varësi të lojtarëve mund të ndodhë që ta ndryshojë skemën, pasi ndryshe nga çfarë thuhet nuk është i fiksuar me 3-5-2. 74-vjeçari më pas, kur u pyet për refuzimin e qeverisë, për të lejuar tifozët në stadiume për këto sfida u shpreh:
“Është e qartë se pa tifozët nuk është një futboll natyral. Do na ndihmonin dhe do ishim komod me tifozët tanë në stadium, por ne do të japim maksimumin edhe pa ato.”
Në fund Reja deklaroi se për Kombëtaren nuk do të ishte aspak keq nëse miqësorja me Kosovën do të anulohej, për shkak të mungesave që ka skuadra. Përsa i përket Ligës së Shqipëria duhet t’i fitojë të dy ndeshjet për të shpresuar për të kaluar në fazën ‘play-off’.
Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7788
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Shqiptarët i kam në zemër, por bëj tifo për Italinë', Edy Reja: Kujdes nga Bajrami, Sylvinho e gjeti tryezën e shtruar nga unë
12 Qershor, 11:50
-
Edy Reja pranë rikthimit në Serie A si trajner
21 Prill, 17:49
-
VIDEO/ 30 minuta lojë për Europianin U-21, pezullohet Mali i Zi - Shqipëri në Podgoricë! Riluhet më 2024
21 Nëntor 2023, 16:23
-
VIDEO/ Kombëtarja 'fal' Ishujt Faroe, vetëm 0-0 në 'Air Albania'! Tifozët spektakël në tribuna, Shqipëria e mbyll e para në grupin E
20 Nëntor 2023, 22:45
-
Europiani/ Hera e parë përmes një grupi “ferri”! Legjionarët që shkojnë për herë të dytë
18 Nëntor 2023, 16:11
-
Historia e pabesueshme e Jasir Asanit, FSHF-ja s'e kishte në optikë! Në Kombëtare e solli 'një mik' norvegjez i Zabaletës
18 Nëntor 2023, 11:26
-
Mediat e huaja jehonë suksesit të Kombëtares, Reuters: Mbetën të pamposhtur
18 Nëntor 2023, 10:47
-
Nga data e hedhjes së shortit, e deri te çmimet e biletave të Kombëtares për në Europian! Çfarë duhet të dini për 'Gjermani 2024'
18 Nëntor 2023, 10:26
-
VIDEO/ Shkuam, pamë dhe u kualifikuam! Shqipëria barazon 1-1 në Moldavi dhe pret zyrtarisht biletën për herë të dytë në një Europian
17 Nëntor 2023, 19:53
-
VIDEO/ “Kuqezinjtë s’do e kenë problem kualifikimin”, Telushi për Report TV: Kjo Kombëtare s’i trembet askujt
16 Nëntor 2023, 14:46
-
"Më këto ekipe fitorja është detyrim", Sokol Kushta para ndeshjes vendimtare të Kombëtares: Humbja është turp
16 Nëntor 2023, 13:16
-
Kombëtarja kualifikohet edhe me humbje, UEFA tregon si Shqipëria kalon në finalet e Euro 2024
15 Nëntor 2023, 13:04