“Ishim pak nervoz pas ndeshjes me Turqinë, e rëndësishme është që tani të mbajmë këtë ritëm, rezultatet do vijnë, kemi nevojë të vazhdojmë e të marim jo vetëm rezultat por edhe të krijojmë lojë.
Më duhet akoma dhe pak më shumë kohë për të vendosur formacion, do të bëj pak ndërrime, mendoj se i kemi rikuperuar të gjithë. Do bëj pak ndërrime sepse do doja të kishim vazhdimësi në ndeshjen me Moldavinë.
Skuadrat e mija në përgjithësi nuk nënvlersojnë asnjë lloja skuadre. Edhe në Elbasan na vuri në vështirësi, ka lojtarë mjaft teksnik. Do futemi me vendosmëri në fushë për të bërë mirë, pasi Moldavia mund të na vërë në vështirësi.
Ne e dimë që të luash në transfertë kundër Moldavisë nuk do jetë e thjeshtë. Ne do të studiojmë se si do të vendosen dhe se çfarë do të japin në fushë më pas do t’i përgjigjemi konstektualisht.
E kam thënë se më pëlqen ta vazhdoj punën me këtë skuadër. Duhet të mbyllim këtë cikël ndeshjesh dhe më pas të bëjmë analizat. Është një pyetje ku duhet të flsë edhe presidenti, por unë jam i lumtur nëse vazhdoj me Shqipwrinw. Skuadra më jep stimuj, dua të vazhdoj këtë aventurw, sepse mendoj se jemi në rrugën e duhur.
Për tu përballuar me një trajner me të njëjtën eksperiencë si imja normalisht është e vështirë. Trajneri I Moldavisë normalisht do të naketë studiuar ashtu sic bëj edhe unë në ekipin tonë. Do të na ketë ngritur ndonjë grackë, por e rëndësishme është të mos biem në atë grackë.
Nëse jemi akoma këtu duke drejtuar një ekip kombëtar do të thotë se jemi duke bërë një punë të mirë përndryshe askush nuk do të interesohej për ne. Ne si Shqipëri kemi objektivin të arrijmë vendin e dytë deri në fund të këtyre eliminatoreve. E kemi si detyrim moral sepse do të jetë shumë e vështirë të bëjmë pikët dhe varemi shumë edhe nga rezultatet e ndeshjeve të tjera. Ky mbetet objektivi ynë primar dhe do të luftojmë çdo ndeshje për të marrë pikët maksimale.
Memushaj:
"Ndeshja me Turqinë na zhgënjeu shumë, por duhet ta harrojmë sa më shpejt se kemi një ndeshje shumë të rëndësishme. Ta përgatisim sa më mirë.
Duhet të përmirësohemi si ekip, por besoj se me Turqinë e treguam se jemi përmirësuar si në anën teknike dhe taktike."