Reja pas humbjes me Islandën: Jam i tërbuar. Luajtëm mirë, por na u mohua një penallti

Reja pas humbjes me Islandën: Jam i tërbuar. Luajtëm mirë, por na u mohua një penallti

Trajneri i Kombëtares Edy Reja

Pas humbjes me Islandën trajneri Edy Reja është shfaqur shumë i irrituar. Për ‘rtsh’ trajneri i kombëtares është shprehur se kuqezinjë nuk e meritonin këtë rezultat dhe se arbitri na mohoi një 11-metërsh.

Të vjen keq të humbasësh një ndeshje të tillë?

Po! E nisëm mirë. 20 minutat e para e nisëm mirë. Krijuam disa raste. Fituam një lloj superioriteti të lojës. Ata nuk bënë ndonjë gjë të madhe, përveç lojës ajrore. Luajtëm më mirë, e kërkuam golin deri në fund, kur ranë fuqitë.

Mëkat, sepse patëm dy raste për gol në fillim, patëm raste edhe në pjesën e dytë.  Për rezultatin më vjen shumë keq, jam i tërbuar, sepse ishte edhe një penallti në favorin tonë. Fati nuk ishte me ne.

Goli i pësuar…

Pavarësisht aftësive të dukshme të sulmuesit, ne nuk duhet ta lejonim që ai të kalonte në atë mënyrë.. Ishte një pamjaftueshmëri e jona si dhe një aftësi e tij. Ndoshta mund të bëhet një faull taktik, nuk mund të bëhet ai gabim aty, edhe pse lojtari depërtoi bukur dhe u tregua i zoti. Patëm 3 mundësi ta ndalnim, ishte një gabim fëminor, i pafalshëm”.

Zëvendësimet…

Ajo që tentova me ndryshime, ishte ti jepja një rritëm më të shpejtë loja. Doja të shfrytëzoja aftësitë e Kaçes. Patëm disa raste që mund t’i shfrytëzonim akoma më mirë, por nuk ia dolëm.

Ndërkohë në prononcimin për “Supersport”, trajneri Reja u shpreh:

Pësuat një humbje minimale, patët raste për të shënuar. Çfarë përgjigje morët nga grupi?

Bëmë një ndeshje të mirë, veçanërisht në minutat e para. U munduam të krijojmë sa më shumë raste, ata u munduan të krijojnë hapësira me goditjet e këndit, dhe standarde. Elementi fizik dominoi. Nëse do shënonim rastet tona, loja do merrte një rrjedhë tjetër. Por, ata ia dolën të shënojnë..

Çfarë mendoni të ndryshoni në ndeshjen e radhës?

Do analizoj ndeshjen e sotme, do shoh si janë shpërndarë energjitë sot. Abrashi dhe Xhaka kanë pasur shumë minuta. Do ketë ndryshime, por më vjen keq që nuk morëm një rezultat të mirë. Bëmë mirë nga krahët, por me Moldavinë do ketë ndryshime. Nuk isha shumë i kënaqur nga arbitrimi, pati një penallti në favorin tonë.

Zgjedhje e parashikuar, apo e detyruar për të dalë në sulm me topa të gjatë?

Nuk më pëlqen loja me topa të gjatë, nuk ka qenë zgjedhja ime. Doja të luajmë me topa në tokë, në disa raste e bëmë mirë. Era ishte kundër nesh në pjesën e dytë, disa faktorë që e kushtëzuan këtë gjë.

Kaçe duhej të luante nga fillimi? Cikalleshi dhe Balaj , mos janë të dy sulmues me një tip loje?

Për mua, të dy sulmuesit kanë bërë një lojë të mirë. Balaj dhe Cikalleshi ushtruan presion edhe në mesfushë, bllokuan dy mbrojtësit qendrorë. Nuk u shfrytëzuan shumë hapësirat nga krahët.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • FutjaKot Plako: 08/06/2019 23:03

    Ha ha ha.Kemi luajtur mire thote ky.As nje gjuajtje ne porte ne pjesen e dyte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Përplasen kokë më kokë dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)

Lezhë/ Përplasen kokë më kokë dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)