Reja rikthehen në kombëtare të përjashtuarin e Panuccit

Reja rikthehen në kombëtare të përjashtuarin e Panuccit

Të gjithë muret që ndërtoi Christian Panucci po mundohet ti shembë Edoardo Reja. Trajneri i ri i kombëtares po përgatit ftesat e fundit për grumbullimin e lojtarëve në kombëtare në prag të dy ndeshjeve për kualifikueset e Euro 2020, atë ndaj Islandës (8 qershor, në Rejkjavik) dhe Maltës (11 qershor, në Elbasan).

Pasi u njohëm me ftesat që kanë shkuar në drejtim të Bruno Telushit dhe Lorenc Trashit, të dy lojtarë të Partizanit, jemi vënë në dijeni edhe për një rikthim tjetër. 

“Telesport” ka mësuar se ftesa ka mbërritur edhe tek Ermir Lenjani, i cili do të rikthehet të veshë fanellën kuqezi, pas përplasjes që pati me ish-trajnerin Panucci, ku vetë këmbëmajti i Sionit shkroi një letër publike duke thënë se nuk do të kthehej kurrë më në kombëtare sa të ishte Panucci trajner, sepse trajneri në fjalë nuk e grumbulloi edhe pse Lenjani ishte duke kaluar formë shumë të mirë dhe po shënonte rregullisht në Zvicër.

Situata ndryshoi shumë shpejt, sepse pak kohë pas kësaj deklarate Panucci u largua nga drejtimi i kombëtares dhe Reja ka vendosur të ndërtojë një skuadër duke u bazuar tek fryma grupit dhe lojtarët më në formë të momentit.Telesport

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite