'Rekordmeni' Basha, ja sa vite iu deshën të përfundonte universitetin! Ilir Yzeiri: I vetmi lider në Europë që s’ka asgjë të shkruar

Kryetari i PD, Lulzim Basha

Kreut të PD-së, Lulzim Bashës i janë dashur 4 vite që të mbyllë vitin e parë e të universitetit, edhe pse ai u paraqit para shqiptarëve si një student ekslent i shkolluar në perëndim. Ky fakt u bë i ditur nga emisioni Top Story. Analisti Ilir Yzeri tha se Lulzim Basha u paraqit në PD si një person i shkolluar në perëndim, por që sipas tij asnjëherë nuk u morr vesh se kur e nis dhe kur e përfundoi shkollën. 

Në CV e Bashës në faqen e Partisë Demokratike, thuhet se ai ka nisur studimet në vitin 1993 në Utreht të Holandës për të Drejtë Evropiane dhe Ndërkombëtare. Në fakt, vetë universiteti ka sqaruar se Basha ka nisur studimet në vitin 1995.

“Imazhi i tij ishte tërheqës në fillim, mbi këtë imazh ndërtoi CV të gënjeshtarët. Asnjëherë nuk u mor vesh ku e kishte mbaruar shkollën, ku kishte qenë, nga vinte, si vinte dhe ky imazh i errët e ndjek dhe sot” u shpreh analisti, Ilir Yzeiri.

Në dokumentin e publikuar nga Top Story zbulohet se Basha ka arritur të mbyllë vitin e parë të universitetit në 4 vite kalendarike, në Prill të vitit 1999. Pra, plot 4 vite për atë që në sistemin e universitetit konsiderohet vit përgatitor për njohuritë bazë. Çuditërisht, nuk konfirmohet përfundimi i studimeve. Ndërkohë, siç sqaron universiteti ai ka përfunduar masterin në Maj të vitit 2005. Studimet e Bashës kanë zgjatur plot 10 vite, kur kohëzgjatja normale do të duhej të ishte 5 vite.

“Lulzim Basha është i vetmi lider kam përshtypjen në Evropë apo Ballkan që ska asgjë të shkruar, më tregoni një artikull të shkruar nga ai që ta lexoj. Pse, sepse ai se ka formatin, intelektual të nevojshëm të artikulojë një augment me shkrim” u shpreh analisti, Ilir Yzeiri.

M.Q./J.SH./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    SPAK kërkon gjykimin e Fatmir Mediut, a besoni se do të bëhet drejtësi për "Gërdecin"?

Komento

Komente

  • Like: 05/05/2021 04:41

    lulka duhet te rritet dhe pak. I ka buzet akoma ma qumesht nga like injoranti e kokemadhi, mona surrat kali,salqeni dhe te tjeret qe e teheqin nga hunda. Si mundet nje shtet te eci perpara nga keta kriminele qe kane 30 vjet qe vjedhin e shkaterrojne Shqiperine

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Gërdeci, vendimi i 2009 i Gjykatës së Lartë që pushoi procesin ndaj Fatmir Mediut! Idajet Beqiri: Rishikimi i vendimit të shoqërohet me prova të reja! Gazetari Rusta: SPAK kërkon gjykimin e tij