VIDEO - Reperi i famshëm dhunon barbarisht ish-partneren në hotel

Një video e cila daton që nga 5 marsi i vitit 2016 tregon reperin e njohur Sean “Diddy” Combs duke dhunuar barbarisht ish-partneren, Cassie Ventura.

Video e publikuar nga CNN, përputhet me pretendimet në padinë e ngritur nga Ventura në nëntor të 2023.

Sipas ankesës së Venturës, ngjarja ka ndodhur në hotelin InterContinental në Century City, Los Angeles. Në video, shihet se Ventura del nga një dhomë hoteli dhe ecën drejt ashensorit, ndërkohë që Combs, vrapon pas saj.

Reperi e kap nga qafa, e hedh në dysheme, e godet me shkelm dhe më pas e tërheq zvarrë drejt dhomës.

Disa sekonda më vonë, tepër i nervozuar ai ulet në një karrige, merr një send nga tavolina dhe e hedh me forcë drejt Venturës. Ventura, e cila arriti një marrëveshje të pazbuluar me Combs, nuk ka reaguar rreth kësaj video.

Rikujtojmë se reperi para disa kohësh është akuzuar për trafik seksual, sulm seksual, përfshirë përdhunim dhe dhunë në familje.

Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

‘Është djali më i bukur shqiptar’, Adrola Dushi pranon lidhjen me Capital T?

‘Është djali më i bukur shqiptar’, Adrola Dushi pranon lidhjen me Capital T?