Gazetarja e Report TV, Daniela Maloku ka zbardhur emrat e anëtarëve të PD-së për të dy Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale. Grupi Parlamentar i PD-së i ka dërguar edhe një shkresë Kuvendit, ku kërkon futjen në rendit të ditës edhe miratimin e anëtarëve të dy komisioneve.
Bashkëkryetar te Reforma Zgjedhore do të jetë Oerd Bylykbashi ( me Damian Gjiknurin nga PS) ndërsa te Territorialja do të jetë Luçiano Boçi (me Arbjan Maznikun). Më herët, Report TV zbardhi edhe anëtarët e PS-së.
Më 27 tetor, Kuvendi miratoi me 113 vota pro ngritjen e këtyre dy komisioneve. Komisioni për Zgjedhoren përfshin të gjitha partitë. 7 anëtarë të PS, 7 nga PD (përfshirë 1 anëtar i PL dhe 1 PR). Dy partitë e mëdha i bënë bërë vend dhe partive të vogla. Për të ruajtur barazinë e votave, PD i ka dhënë 1 karrige nga partia Mundësia ndërsa PS 1 vend ia ka dhënë partisë PSD të Tom Doshit. Lëvizja Bashkë dhe Shqipëria Bëhet mund të dërgojnë deputetët për diskutime dhe propozime, por pa të drejtë vote.
Territorialja do të ketë 8 anëtarë të PS-së, 6 të PD-së, 1 i Partisë së Lirisë dhe 1 i Fatmir Mediut.
Ivi Kaso Anëtar
Gent Strazimiri Anëtar
Albana Vokshi Anëtar
Gjin Gjoni Anëtar
Arian Ndoja Anëtar zëvendësues
Klevis Balliu Anëtar zëvendësues
Elda Hoti Anëtar zëvendësues
Jorida Tabaku Anëtar
Bledion Nallbati Anëtar
Xhelal Mziu Anëtar
Ramadan Likaj Anëtar
Eno Bozdo Anëtar
Greta Bardeli Anëtar zëvendësues
Bardh Spahia Anëtar zëvendësues
Igli Cara Anëtar zëvendësues
Ina Zhupa Anëtar zëvendësues
.jpg)
Komente












