Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës mbrëmjen e sotme në Shqipërinë e Mesme, lëvizja në autostradën Tiranë-Durrës duhet të kryhet me zinxhirë.

Ministria e Transporteve ju bën apel drejtuesve të mjeteve qe të kenë kujdes gjatë qarkullimit me automjete.

''Ka rreshje dëbore ne Shqiperinë e mesme, drejtuesit të perdorin zinxhirët. Ka pasur rreshje të konsiderueshme dëbore, të shmangen lëvizjet deri në normalizimim e situatës. Gjithë stukturat janë angazhuar maksimalisht për te kaluar situatën. Aktualisht asnjë aks kombetar nuk është i bllokuar'',-shkruhet në njoftimin e ministrisë.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com