Si pasojë e reshjeve të dendura të borës në kryeqytet, janë anuluar disa prej fluturimeve prej aeroportit të Rinasit.

Në faqen zyrtare të aeroportit Nënë Tereza, janë njoftuar anulimi i fluturimit nga Tirana në Beograd, i programuar për tu nisur në 04:15 të ditës së enjte dhe gjithashtu është anuluar edhe fluturimi nga Tirana drejt Romës, i cili ishte programuar për në orën 05:40.

Mësohet se është anuluar edhe një fluturim nga Beogradi për në Tiranë, në orën 01:35 .

Ndërkohë të gjitha fluturimet e tjera do të zhvillohen sipas orës së programuar.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com