Ambasadori italian në Shqipëri Massimo Gaiani nderoi me cmimin "Mikëpritja italiane" shtatë restorante me produkte italiane në Shqipëri.
Ky aktivitet u zhvillua për herë të parë në rezidencën e Ambasadës Italinane për të promovuar jo vetëm restorantet dhe produktet italiane por edhe për të tërhequr sa më shumë vizitor në Shqipëri me mikëpritjen e tyre.
Në ndarjen e çmimeve ishte e ftuar ministria e Turizmit Eglantina Gjermeni dhe Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti.

Ambasadori Italian Gaiani u shpreh se ky aktivitet me përzgjedhjen e restorantëve më mikpritëse me produkte italiane zhvillojnë edhe më shumë turizmin në Shqipëri.
"Mikëpritja italiane me prezantimin e restorantëve të kualifikuar dhe cilësor me gatimeve italiane dhe tradita italiane mund të kontribuojnë në turizmin shqiptar dhe në ardhjen e turistëve në Shqipëri" tha ambasadori Gaiani.
Në këtë aktivitet ishte i ftuar Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti dhe Ministria e Turizmit Eglantina Gjermeni.

Turizmi zhvillohet edhe më shumë kur restorantet kanë një mikëpritje të mirë si dhe cilësi të produkteve siç janë ato italiane u shpreh ministria e Turizmit Eglantina Gjermeni.
"Ky nivel i restorantëve dhe kuzhina italiane i shtohet ofertës turistike në Shqipëri për t`i dhënë një shije tjetër turistëve që na vizitojnë".
Ndërsa Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti u shpreh rreth promovimit të produkteve bio në zhvillimin e turizmit për ekonominë shqiptare.
"Ky është hapi i duhur tani që ne jemi të vendosur që turizmi dhe bujqësia të jenë dy nga shtyllat kryesore të zhvillimit të ekonomisë shqiptare".
Shije dhe produkte bio italiane u paraqitën në shtatë tryeza nga restorantet e përzgjedhura të cilat ishin: "Amor", "Dinasty", "Melograno", "Padam", "Torcoletto da Fabio", "Vinoteca Miguel" dhe "Vita 99".
/Shqiptarja.com