Revolta e Vesa Lumës
Këngëtarja kosovare Vesa Luma prej pak kohësh ka publikuar klipin e saj më të fundit “I ndaluar”. Por mesa duket përveç komenteve pozitive, ky klip ka marrë edhe vërejtje. Për këtë arsye duket se Luma
Këngëtarja kosovare Vesa Luma prej pak kohësh ka publikuar klipin e saj më të fundit “I ndaluar”. Por mesa duket përveç komenteve pozitive, ky klip ka marrë edhe vërejtje. Për këtë arsye duket se Luma është revoltuar dhe ka shkruar në faqet e saj zyrtare në rrjetet sociale Facebook dhe në Twitter. “Kjo shkon për ata që nuk e kuptuan dhe nuk po e kuptojnë akoma mesazhin e kësaj kënge dhe video.
Kjo këngë i kushtohet çdo fenomeni "të ndaluar"në shoqërinë tonë.
Çdokujt mund ti ketë ndodh një herë në jetë t’i NDALOHET ndonjë veprim apo një dashuri qoftë kjo në mes të një burri dhe një gruaje apo në mes dy shoqeve, prindërve,apo dy gjinive të njëjta. Gjithashtu jo rastësisht kam përzgjedhur Shkupin si një kryeqendër shqiptare "të ndaluar" e që për ta dëshmuar e keni edhe videon e "Making of.."në po të njëjtin kanal të youtube- para se të lançohet klipi-kanal ky që po sulmohet kohë pas kohe duke mos e lënë videon të zhvillohet.
Dhe më befason që akoma ekzistojnë njerëz që me qëllime të caktume propagandojnë.E ku? Në art? Keni mundësi e forma tjera ku mund të veproni drejtpërdrejtë për çdo gjë që ju mundon. Jam e lumtur që ata për të cilët unë punoj/fansat e mijë e kanë pritur këtë këngë dhe video ashtu si çdo qytetar i civilizuar. E them me plot gojë është një ndër këngët më të pëlqyera të mijat, dhe kjo lehtë u vërtetua me suksesin e menjëhershem në radio e TV.
Dhe jam shumë krenare që kam influencë ndaj çdo fenomeni, sepse nuk dua të jem "një nga..."por,luftoj që të lë gjurmë me artin tim në këtë vend,”-ka shkruar këngëtarja Luma. Gjithashtu ajo ka theksuar se së shpejti do të vij me një klip të ri, kënga e të cilit është pjesë e albumit.
“P.S Së shpejti do të realizohet videoja e rradhës në Hagë të Holandës një këngë e albumit të sapo lançuar "PopCult" duet me këngëtarin e njohur në Holandë-Jon Tarifa. Deri atëherë...shijojeni "I ndaluar",- ka vijuar statusin në Facebook Luma. Në pak kohë këngëtarja Vesa Luma ka publikuar disa klipe duke vijuar kështu karrierën e saj muzikore.
20/2
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
27.7%
-
Jo
61.2%
-
Nuk e di
11.2%
Vota total: 278
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mark Rutte: NATO do të bëjë më shumë për të ndihmuar Ukrainën kundër agresionit rus
9 Tetor, 08:05
-
Hezbollahu intensifikon sulmet me raketa ndaj Izraelit
9 Tetor, 07:51
-
Pentagoni: Ministri izraelit i mbrojtjes anulon vizitën në Uashington
9 Tetor, 07:49
-
Kishte planifikuar sulm terrorist ditën e zgjedhjeve në SHBA, arrestohet i riu nga Afganistani
9 Tetor, 07:45
-
Media spanjolle 'La Vanguardia': Vizitoni Shqipërinë, destinacionin e ri që synon të pushtojë evropianët
9 Tetor, 07:40
-
Stoltenberg emërohet shef i Konferencës së Mynihut për Siguri
9 Tetor, 07:37
-
40% e të punësuarve në Shqipëri përdorin forcën e krahut, jo të mendjes, rekord në Europë
9 Tetor, 07:34
-
Biden-Netanyahu telefonatë sot për planet për sulm ndaj Iranit! Izraeli: Të ndalet para se të jetë vonë
9 Tetor, 07:24
-
Sot reshje shiu në gjithë vendin, Shkodra e Lezha dy qarqet e rriskuara
9 Tetor, 07:10
-
Mos lejoni që të shpërqendroheni nga ngjarje të papritura, horoskopi për sot
9 Tetor, 07:10
-
PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë
8 Tetor, 22:56
-
Opozita shkakton tensione në Këshillin Bashkiak Tiranë, hapet gara për stadiumin e ri ‘Selman Stërmasi’, Veliaj: Do e bëjmë si Arena Kombëtare
8 Tetor, 22:49