"Revolucioni" i të paedukatëve dhe gojëligëve

Më shumë se korrupsioni, grabitja, paraja, vulgariteti, injoranca i bashkon tjetër gjë: gojëligësia dhe mungesa e edukatës.

Në historinë e brishtë të tranzicionit shqiptar kemi parë lloj lloj individësh të dalin në politikë, në administrimin publik. Të korruptuar, të drejtë, të shitur, të zgjuar, të dhunshëm, i kemi parë në çdo anë, ndërsa gojëligët janë gjithnjë bashkë. Të rreshtuar krah më krah.

Duket sikur mes dallimit të dallimeve, që ndan shqiptarët progresistë e properëndimorë, të dashuruar me demokracinë dhe lirinë, nga ata pak regresistë, është një themelor: grupimi i gojëligëve dhe i të paedukuarve. Këta të fundit janë bashkë. Hanë bashkë, edhe pse ndahen për pak kohë, është e pashmangshme të mos i rishikosh ngjitur-ngjitur në një krah. Ata i bën njësh një e përbashkët e rrallë: goja e ligë kurdoherë e për këdo. Nuk kanë edukatë dhe vetëm përqeshin dhe shajnë.

E njohim tashmë mirë dhe kryefrymëzuesin e gojës së ligë dhe as kam ndërmend ta përmend më. I keqi, sa herë i zë emrin, edhe për keq, gëzon. Ushqim për të është çdo fjalë, çdo vëmendje, çdo frymë mbi të. Indiferenca, injorimi e shqetëson, i than grykën, e lë pa fjalë.

E pra, kohët e fundit i kemi parë gojët e liga në "revolucion": Ata dinë të të paragjykojnë, të tallen, të sajojnë, të të vdesin e të të "shenjtërojnë". Vetëm se harrojnë një gjë: Çdo fjalë të rëndë që për të tjerët lëshojnë, tregon se vetëm atë kanë si lëndë të parë nga thesi i jetës: vetëm atë, të mjerët, kanë mundur të krijojnë.  Por pikërisht nga këta, shqiptarët më të mirë e liridashës, kërkojnë një herë e mirë të shpëtojnë.

 

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm