Rezarta Shkurta imiton Lady Gaga

Rezarta Shkurta imiton Lady Gaga
Atëherë kur bindemi se artistët tanë heqin dorë nga kopjet dhe krenohemi për këtë gjë ata bëjnë krejt të kundërtën. Vihet re se ata realisht nuk e vrasin mendjen aspak për performancat e tyre skenike por thjesht preferojnë të kopjojnë. Në festivalin Kënga Magjike të gjithë e përgëzuan Rezarta Shkurtën për performancën e saj cila ishte një kryevepër përsa i takon realizimit skenik, por ja që e gjitha nuk ishte gjë tjetër veçse një kopje. Dhe kur vjen puna tek kopjet, artistët tanë bëjnë gafa të mëdha, sepse kopjojnë artistë të mëdhenj si Lady Gaga që ka performanca gati të paarritshme edhe për këngëtarët e huaj. Por Rezarta nuk është menduar dy herë ka zgjedhur të njëjtën skenë për Kënga Magjike që Lady ka performuar në ndarjen e çmimeve MTV Europe Music Awards 2009 me “Paparazzi”. Nëse hyni në internet, mund të shihni sesi Lady Gaga qëndron mbi trupat e balerinëve dhe më pas ngjitjet mbi litar, një skenë e cila është identike me atë të këngëtares shqiptare në Kënga Magjike.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Ndodh në Korfuz, ena prej balte hidhet nga bashkia mbi kokën e së resë

Ndodh në Korfuz, ena prej balte hidhet nga bashkia mbi kokën e së resë