Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka postuar në rrjetin social Facebook një video në të cilën tregohet historia e Rezarta Hoxhajt, vajzës së parë të angazhuar me forcat RENEA.
Në videon e postuar nga Tahiri shkruhet: “Kjo është historia e Rezartës, vajzës që sfidoi mentalitetin, frikën… Duke u kthyer burim frymëzimi për gjeneratën e re të Policisë. Historia e një njeriu të suksesshëm mes dy pasioneve…E vetmja vajzë në forcat RENEA, 12 trofe në basketboll”.
Ndërsa Rezarta në rrëfimin e saj rreth sfidave që i është dashur të kalojë për të realizuar këtë ëndërr shprehet: “Gjithmonë e shikoja të paarritshme por e kisha bindjen se do ta arrija duke punuar fort. Kur mbërrita në fillim shikoj një repart komplet dominues nga meshkujt. Arrita që të krijoja kofidencë duke u përshtatur më së miri. Përshtypja e njerëzve në terren të jep përshtypjen sikur janë njerëz shumë të egër, por në jetën reale janë njerëz shumë dashamirës, familjarë dhe të mirëkuptueshëm”.
Efektivët meshkuj të RENEA-s shprehen se fillimisht nuk e pranonin të thyenin mitin, por thonë se Rezi në një kohë shumë të shkurtër u bë një pjesëtare shumë e devotshme për të marrë pjesë në aksione.
/Shqiptarja.com