Rikonstruktohet muzeu Etnografik i Kavajës, rrëfime historike përmes teknologjisë

Muzeu Etnografik i Kavajës i është nënshtruar restaurimit. Pas përfundimit të punimeve ky muze ka ardhur me një hapësirë krejtësisht të re jo vetëm për banorët e këtij qyteti, por për të gjithë adhuruesit e historisë.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama me anë të një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku thekson ndër të tjera se në këtë muze do të ketë edhe rrëfime për kulturën e vendit që vijnë nëpërmjet teknologjisë

“Muzeu Etnografik i Kavajës, i rilindur nga e para, tanimë kthyer në një hapësirë dinjitoze për turistët, ku trashëgimia kulturore dhe traditat tona shekullore janë vlera që trashëgohen ndër breza, tashmë me rrëfime historike që vijnë edhe përmes teknologjisë”, shkruan Rama në Facebook.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore