/ATSH/- Pas 8 vitesh ndërprerjeje në Shëngjin rikthet linja e pasagjerëve Brindizi-Shëngjin.
"Në këtë port, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka investuar për ndërtimin e hyrjes së re të Portit dhe zyrave të sigurisë rreth 26 milionë lekë, investim ky prej të adhurave të buxhetit të shtetit", thanë për ATSH-në, burime nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës.
Sipas burimeve, në Shëngjin së shpejti pritet të nisë edhe ndërtimi i Portit të Jahteve, një investim ky austriako-slloven.
"Brenda këtij sezoni turistik synohet të vihet në funksion dhe linja e pasagjerëve Bari-Shëngjin, çka do ta kthejë Shëngjinin në një port të rëndësishëm, jo vetëm për mallrat por edhe për pasagjerët e gjithçka tjetër ", deklaruan burimet.