Rinisja e Vetingut/ Prokurori që arrestoi Fullanin drejt konfirmimit në detyrë

Rinisja e Vetingut/ Prokurori që arrestoi Fullanin drejt konfirmimit në detyrë

Ramadan Troci, prokuror

Ramadan Troci, i njohur si prokurori që arrestoi ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, është pjesë e grupit të parë prioritar prej 57 prokurorësh dhe gjyqtarësh që po i nënshtrohen Vetingut. Troci pritet të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjatë ditëve të para të shtatorit, për shkak se është kandidat për anëtar i Këshillit të Lartë i Prokurorisë.

Në kontrast me sheikët e gjyqësorit, Troci ka deklaruar një pasuri modeste pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Të ardhurat e prokurorit Troci, referuar deklaratave të pasurisë që ka siguruar Shqiptarja.com, përbëhen nga paga e tij, paga e bashkëshortes si dhe paga e vëllait pas vitit 2010. Nga viti 2003 dhe në vijim, Troci deklaron se ka kursyes nga paga e tij dhe e bashkëshortes 400 000 deri në 700 000 lekë në vit.

Në deklaratën fillestare, Troci deklaron vetëm një veturë me vlerë 300 000 lekë. Makinën e ka shitur në vitin 2007 në vlerën 400 000 lekë, ndërsa ka blerë në vitin 2008 një veturë tip Mercedes Benz, me vlerë 700 000 lekë. Sa i përket pasurive të paluajtshme, prokurori ka deklaruar blerjen e një apartamenti në Tiranë, në vitin 2011, me sipërfaqe 94.4 m2, me vlerë 5 494 080 lekë. Si burim, Troci deklaron kursime nga pagat dhe një kredi bankare, në vlerën 2 490 537 lekë, me afat shlyerje 15 vjet. Makina, apartamenti dhe paratë e kursyera mbulohen me të ardhurat.

Nëse hetimi i thelluar i KPK dhe i përfaqësuesve të ONM nuk do të prodhojë ndonjë surprizë, prokurori Ramadan Troci pritet të kalojë testin e pasurisë. Për t’u konfirmuar në detyrë, Troci duhet të kalojë edhe testin e kontrollit të figurës dhe atë të aftësive profesionale. Gjithsesi, nga procesi i deritanishëm, asnjë prokuror apo gjyqtar nuk është penalizuar për paaftësi profesionale. 

Ramadan Troci

Ramadan Troci, i njohur si prokurori që arrestoi ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, pritet të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjatë ditëve të para të shtatorit, për shkak se është kandidat për anëtar i Këshillit të Lartë i Prokurorisë.

Testi i pasurisë 

Nëse hetimi i thelluar i KPK dhe i përfaqësuesve të ONM nuk do të prodhojë ndonjë surprizë, prokurori Ramadan Troci pritet të kalojë testin e pasurisë. Për t’u konfirmuar në detyrë, Troci duhet të kalojë edhe testin e kontrollit të figurës dhe atë të aftësive profesionale.

Pasuria e prokurorit Ramadan Trocit 
Viti 2003 
Paga dhe shpërblime, 1 000 000 lekë.
Pronar i një veture, blerë me kursime nga paga, 300 000 lekë.
Viti 2004 
Paga dhe shpërblime, 955 764 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 110 000 lekë.
Kursime kesh, 500 000 lekë.
Viti 2005 
Paga, 970 000 lekë.
Bashkëshortja paga, 225 800 lekë.
Gjendje depozite, 170 000 lekë.
Kursime, 500 000 lekë.
Viti 2006 
Paga dhe shpërblime, 899 510 lekë.
Gjendje depozite kanakare, 190 000 lekë.
Kursime, 400 000 lekë.
Viti 2007 
Paga dhe shpërblime, 1 020 352 lekë.
Kursime 1 000 000 lekë.
Shitur veturë, 400 000 lekë.
Bashkëshortja paga, 290 800 lekë.
Viti 2008 
Paga, 1 281 786 lekë.
Bashkëshortja paga, 354 235 lekë.
Blerë veturë tip Mercedes Benz, 700 000 lekë.
Viti 2009 
Paga, 1 062 065 lekë.
Bashkëshortja paga, 397 749 lekë.
Bashkëshortja, gjendje depozite, shtuar me 180 000 lekë.
Kursime, 500 000 lekë.
Viti 2010 
Paga, 1 131 147 lekë.
Bashkëshortja paga, 395 749 lekë.
Vëllai paga, 480 000 lekë.
Bashkëshortja, gjendje depozite, shtuar me 257 198 lekë.
Kursime, 500 000 lekë.
Vëllai, kursime, 200 000 lekë.
Viti 2011
Paga 1 124 500 lekë.
Vëllai paga, 780 000 lekë.
Vëllai kursime kesh, 300 000 lekë.
Blerë apartament banimi me sip. 94.4 m2 në Tiranë, 5 494 080 lekë, me kursime nga pagat dhe kredi bankare me principal 2 580 000 lekë. Detyrime të papaguara 2 490 537 lekë.
Viti 2012
Paga dhe shpërblime, 1 193 182 lekë.
Bashkëshortja paga, 354 150 lekë.
Vëllai paga, 397 000 lekë.
Gjendje kursime kesh, 400 000 lekë.
Detyrime për kredinë 2 361 703 lekë. 
Viti 2013
Paga, 1 001 031 lekë.
Bashkëshortja paga, 354 150 lekë.
Vëllai paga, 410 000 lekë.
Kursime, 400 000 lekë.
Detyrime për kredinë 2 229 217 lekë 
Viti 2014
Paga, 1 358 779 lekë.
Bashkëshortja paga, 466 800 lekë.
Vëllai paga, 627 700 lekë.
Gjendje kursime, 500 000 lekë.
Detyrime për kredinë 2 080 300. 
Viti 2015
Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 572 227 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 493 015 lekë.
Vëllai, të ardhura nga paga, 698 140 lekë.
Gjendje kursime kesh, 700 000 lekë.
Detyrime për kredinë 1 926 688 lekë. 
Viti 2016
Kursime nga pagat, 700 mijë lekë.
Paga si drejtues i Prokurorisë Vlorë, 1,572,227 lekë
Të ardhura si anëtar i Këshillit të Prokurorisë, 17 000 lekë
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësues në shkollën “Sabaudin Gabrani”, 493,015 lekë.
Të ardhura nga paga e vëllait si punonjës policie, 698,139 lekë
Kredi për 15 vite në shumën 2,580,000 lekë, shlyer 61,147 lekë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në kanalin Ibër-Lepenc, ambasadori amerikan në Serbi: Nuk ka prova që vërtetojnë autorësinë e Beogradit

Sulmi në kanalin Ibër-Lepenc, ambasadori amerikan në Serbi: Nuk ka prova që vërtetojnë autorësinë e Beogradit