Rithemelimi kërkesë për ngritjen e Komisionit Hetimor për Portin e Durrësit: Do e padisim për herë të dytë edhe në Kushtetuese, kjo aferë të ndalet

Kërkesa për ngritjen e Komisionit Hetimore është firmosur nga 35 deputetë, ndërsa sipas Bylykbashit ato kërkojnë që të hetohet afera e grabitjes së Portit të Durrësit dhe dhënies për interesa private të klientëve të qeverisë. Duke e quajtur projektin e Portit të Durrësit si një aferë kriminale dhe korruptive, Bylykbashi u shpreh se ky aset i madh strategjik i Shqipërisë, u merret jo vetëm qytetarëve të Durrësit, por edhe të gjithë Shqipërisë.

Sipas Bylykbashit është shkelur në mënyrë brutale Kushtetutën, dhe çdo aspekt tjetër që garanton që prona publike administrohet në interes të publikut, administrohet me transparencë, me drejtësi, me konkurrencë të hapur, dhe garanton nga ana tjetër zhvillim strategjik.

‘Kjo aferë po zhduk portin më shumë se 2700 vjeçar të Durrësit. Është një port i cili është nyja strategjike e të gjithë komunikimeve tregtare, ekonomike të transportit, por gjithashtu një nyje strategjike ushtarake që Shqipëria si vend anëtar i NATO-s vë në dispozicion të aleancës. Me këtë aferë Porti i Durrësit vdes menjëherë. Ajo që parashikohet aty, një projekt që në një të ardhme për 20 vite do të zhvillohet një resort rezidencial, do të zhdukë këtë port dhe nuk ka asnjë garanci që porti tjetër do të zhvillohet në të ardhmen. Do ta lerë Shqipërinë në këtë mënyrë pa një asetet më të mëdha.

'Grabiten miliarda euro që vlen ajo pronë publike. Janë 150 milionë euro që i hiqen dhe i grabiten qytetarëve të Durrësit në taksat e zhvillimit ku qeveria ia fal investitorit privat që është klient i saj. Është cënuar autonomia vendore më të cilën vetqeverisen qytetarët e Durrësit, dhe këtë qeveria e bën duke i ulur kokën atij pushteti vendor që bën gati ta grabisë sërish në zgjedhjet e 14 majit në Durrës. Është një deformim brutal i barazisë së subjekteve, konkurrencës dhe çdolloj norme në lidhje me ndihmën shtetërore, detyrimin për të mos krijuar avantazhe financiare për subjektet.

Kushdo që ka një ‘carta bianca’ të tillë, qeveria mund të bëjë biznese të tilla fitimprurëse. Më këtë kontratë që është firmosur, dhe që ne kërkojmë që të hetohet në fund të për nxjerrë të gjitha përgjegjësitë, qeveria bën të mund që investimi që do të bëjë shteti shqiptar  do të jetë me humbje, sepse para që do të inkasohen në fund do të jenë më pak se ajo që do të investohet. Qytetarët shqiptarë do të duhet të investojnë sërish rreth 2 miliardë euro të tjera për të ndërtuar një port që nuk ekziston. Nuk ka asnjë garanci që ky projekt do të jetë i suksesshëm, dhe në fund do të garantojë që porti i Durrësit do të jetë funksional, dhe nga ana tjetër i mundësohet investitorit privat, klient të Edi Ramës që të fitojë me shumëfish në raport me atë që investon.

Që në vitet e para, Porti i Durrësit do të pushojë së ekzistuari, duke transferuar te klientët e qeverisë të gjitha interesat në lidhje me transportin, dhe nga ana tjetër duke bërë të pamundur jo vetëm të qytetit, por të të gjithë Shqipërisë. Është cenuar MSA, gjë që e bën antikushtetuese. Është cenuar Kushtetuta dhe përveç kësaj kërkese për Komisionin Hetimor, do t’i drejtohemi me një padi të dytë Gjykatës Kushtetuese për këtë komtratë që Parlamenti miratoi në mënyrë korruptive, ashtu siç presim me besim nga Gjykata Kushtetuese që do të marrë vendim të drejtë në interes publik edhe për kërkesën e parë në lidhje me marrëveshjen e miratuar në fundin e vitit 2020. Ne do t’i shkojmë deri në fund, askush nuk do të na bllokojë në hetimin e kësaj aferë grabitqare, e cila dëmton qytetarët e Durrësit, dhe qytetarët e të gjithë Shqipërisë. Dhe këtë gjë do ta bëjmë përmes instrumentit të kontrollit parlamentar, do ta bëjmë për të prodhuar transparencë për të gathë shqiptarët për këtë aferë korruptive, por do ta ndjekim edhe në çdo rrugë tjetër.’- tha Bylykbashi.

Në një seancë që ka zgjatur për më shumë se 14 orë e mes debateve dhe akuzave që kanë mbërritur nga opozita duke e cilësuar si “aferën më të madhe korruptive”, Partia Socialiste ka miratuar me votat e saj marrëveshjen për Portin e Durrësit. Me 74 vota pro dhe 35 kundër, Kuvendi i hapi rrugën investimit 2.1 miliardë eurosh. Të pranishëm në sallë ishin 107 deputetë, ku ia vlen të theksohet që kryeministri Edi Rama mungoi. Në përfundim të votimit, socialistët duartrokitën në atë që e quajnë një "marrëveshje që do i sjellë vendit një bum ekonomik.

Çfarë parashikon projekti?
Projekti do të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2, që nga investimi, i kalon në pronësi kompanive. Parashikohen 12 000 apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma në total. Projekti parashikon 80 000 metër katror hapësira të gjelbra, ose hapësira të hapura dhe një gjatësi plazhi 700 metra. Faza e parë nis në 2023-shin e zgjat për 5 vite, me vlerë investimi  € 595 milionë euro, dhe për fazën e dytë që pritet të nisë në 2028-ën, investimi është rreth 1 miliardë e gjysmë euro. Marrëveshja ka një jetgjatësi prej 35 vitesh, ndërsa përfundimi total i realizimit të projektit zgajt 20 vite. Qeveria shqiptare do të përfitoi gjatë gjithë kohës 33.3% të dividentit. Parashikohen 12 000 të punësuar.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës, Erion Braçe: Të bllokosh Tiranën, njësoj si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes

Protesta e opozitës, Erion Braçe: Të bllokosh Tiranën, njësoj si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes