Rivalet s’i llogariti, Redia, kampionia 16-vjeçare në 3000 metra në Ballkan: Dua medaljen edhe në Europian!

Redia është vetëm 16 vjeç dhe sot kishte ditën e parë të shkollës, por mungoi sepse ishte e zënë për të bërë krenar shqiptarët. Atletja sapo është khtyer nga Stambolli, atje ku fitoi medaljen e artë në garën e 3000 metrave me pengesa në kampionatin ballkanik për 20-vjeçarët. Për Report TV ajo tregon se si i mposhti rivalet më të mëdhaja në moshë dhe emocionet për këtë arritje.

Redia Dauti: “Për mua ishte hera e parë që merja pjesë jashtë në një garë të tillë. Isha shumë e emocionuar dhe shumë e lumtur pasi falë punës së trajnerit dhe punës së time bëmë një garë të mrekullueshme dhe morëm një rezultat shumë të mirë.”

Taulant Stermasi, trajneri i Redias: “Rezultati është I një niveli shumë të lartë, aktualisht rezultati më i mirë në Europë dhe botë, për moshën e saj, datëlindja 2004. Garoi me datëlindjen 2001. Nuk ishte as e barabartë me to se sportisja e dytë mas Redias ishte 9 sekonda pas.”

E pyetur se kush e uroi i pari për këtë fitore Redia përgjigjet:

“Sigurisht që trajneri se me atë isha aty. Pastaj gjithsecili në rrjetet sociale, instagram, whatsapp.”

16-vjeçarja që stërvitet prej 4 vitesh jo më kot e ka zgjedhur këtë sport. Ajo është kushërira e sportistes së njohur Luiza Gega dhe kur pyetet se kë ka idhull përgjigjja ishte e pritshme.

“Idhulli im është Luiza Gega dhe sigurisht që dua të ndjek hapat e saj,”-deklaron Redia

Redia duket qartë se nuk është një vajzë që kënaqet me kaq.

“Gara ime e ardhshme është kampionati Europian që zhvillohet në verë. Shpresoj që edhe atje të marr medalje. Me shumë mundësi të kap tre vendet e para,”-thotë ajo.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se hapja e listave do të sjellë deputetë më cilësore në Kuvend?

Komento

Komente

  • alo alo: 15/09/2020 10:39

    Falemnderit qe ngre emrin e Shqiperise lart. Suksese te metejshme!

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Kryevirologu amerikan Fauçi: Vaksina antiCovid nuk do të na mbrojë të gjithëve