Ronela Hajati është një nga këngëtaret më bombastike. Së fundmi ajo u super përfol për lidhjen me Zerkën. Por pas thashethemeve për ndarjen Ronela ka vendosur t'i japë një hap rrugëtimit të saj artistik, pse jo dhe të njihet ndërkombëtarisht.
Këngëtarja shqiptare është e ftuara e rradhës në emisionin portugez "Quem sou eu?" e këtë e ka bërë të ditur vetë Ronela dhe moderatorja e emisionit.
Kjo e fundit ka shpërndarë një video në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqet Ronela teksa thotë: “Përshëndetje të gjithëve! Unë jam Ronela Hajati dhe jam e ftuara e radhës në programin ‘Quem SOU eu?’ të Luciana Abreu. Kështu që na ndiqni!”