Ronela Hajati nuk arriti të futej në finalen e madhe të “Eurovisionit”, por duket se ka “fituar” gjëra të tjera.
Në një postim në Instagram ajo na tregoi një “sekret”. Këngëtarja publikoi një foto nga studio muzikore në dhe bashkë me të ishin dhe përfaqësuesit e Austrisë, LumiX dhe Australisë, Sheldon Riley.
“Koha e studios”, shkroi Ronela dhe postoi edhe një tjetër foto ku shkruante: “Nuk mund të them akoma asgjë por gjëra të mira po vijnë”, duke lënë të kuptohet se një këngë bashkëpunim mes tyre po vjen.
Mezi presim bashkëpunimin e yjeve të ‘Eurovisionit”.