'Rozi dhe domatja kërcimtare', edukim për ushqimin...Rovena Rozhani e Dhurata Thanasi sjellin librin për fëmijë

TIRANË- Libri i ri i Rovena Rozhanit dhe Dhurata Thanasit, specialistes së njohur të kulinarisë, është promovuar në panairin e librit "Tirana 2021".

Ky libër ka nisur pak vite më parë si një skenar teatri për fëmijë që u mëshonte vlerave edukuese për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme me ushqimin. U provua se fëmijët duke përjetuar lojën e personazheve-perime ranë në dashuri me to. Kështu lindi libri “Rozi dhe domatja kërcimtare”. Përmes këtij libri dy autoret kanë sjellë artin e edukimit për shijen e natyrës, forcimin e marrëdhënieve dhe ndarjen e punëve në familje. 

"Ata kuptojnë edhe vlerën e ushqimit, të natyrës, edhe të tokës, edhe të librit dhe mbi të gjitha forcohet marrëdhënia në familje, të rritur dhe të vegjël ndihen më mirë, komunikojnë më mirë dhe kur komunikojmë më mirë jemi më të, jemi më të mirë e më të qetë dhe ku ka më mirë se një familje që ka këtë komunikim të përhershëm, pra le ta marrim librin, letërsinë, recetat, kulinarin, të gjithën si një spunto për të qenë pak më ndryshe në sjellje me njëri-tjetrin, për të komunikuar, për të dashur natyrën, njëri-tjetrin dhe gjithçka tjetër. Ky është një libër që i përmban të gjitha brenda, edhe artin, edhe lojën, edhe punën, duhet të mësojmë që të punojmë, dhe t'i ndajmë punët me njëri-tjetrin", tha Rovena Rozhani.

Libri “Rozi dhe Domatja kërcimtare” është i lidhur pashmangshmërisht me pasionin për një kuzhinë të shëndetshme të Dhurata Thanasit.

"Kemi filluar këtë rrugëtim për të ndarë këtë lloj mendësie që është rrugëtimi drejt ushqimit të shëndetshëm, njohjes së produkteve, farave dhe mënyrës së gatimit të tyre", tha Dhurata Thanasi.

Ky libër i ri për fëmijë u promovua në stendën e Shtëpisë botuese media print në Pallatin e Kongreseve ku mbahet Panairi i librit

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?