Rrëfehet Elvana, e shkuara me
Florin dhe si mori fund “martesa”
Bashkëpunimit disavjeçar në muzikë mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit duket se i ka ardhur fundi. Lidhja më e fortë e showbizz-it, e shoqëruar me shumë hite muzikore, por edhe me thashetheme për një histori dashurie mes tyre, duket se është ndërprerë pas klipit “Lejla”
TIRANE-Bashkëpunimit disavjeçar në muzikë mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit duket se i ka ardhur fundi. Lidhja më e fortë e showbizz-it, e shoqëruar me shumë hite muzikore, por edhe me thashetheme për një histori dashurie mes tyre, duket se është ndërprerë pas klipit “Lejla”, e kompozuar nga Mumajesi, por i realizuar si produksion në një studio muzikore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të dy artistët, në intervistat e tyre kanë folur gjithmonë për ekzistencën e një dashurie artistike më shumë se njerëzore, madje i kanë dedikuar shpesh publikisht fjalë të ndjera njëri-tjetrit, shkruan “Panorama PLUS”.
Po cila është paskuinta e historisë së këngëtares me kompozitorin e saj, liderin e studios “Threedots”?
Hera e fundit që Elvana përmendi emrin e Florit publikisht ishte në muajin prill, ku thashethemeve për histori dashurie dhe ortakëri të disa bizneseve, Elvana iu përgjigj: “Po e vërtetë, por jemi në marrëdhënie të komplikuar”.
Artistët kishin investuar paratë për biznese të përbashkëta, një hap që pritej t’i paraprinte zyrtarizimit të lidhjes së tyre, por që realisht ka ndodhur e kundërta. Në darkën private të stilistit nga Kosova, Valdrin Sahiti, Elvana si përfaqësuese e filialit të dyqanit të veshjeve “Altar” në Tiranë, ishte dhe mikpritësja e 14 grave të përzgjedhura të Sahitit.
Gjatë darkës ku do të prezantohej koleksioni më i ri i tij, me titull “La Belle Epoque”, në një moment kulmimant, ajo mori mikrofonin për të imituar disa nga këngëtaret e njohura.
Kur erdhi momenti për të imituar Orinda Hutën me këngën e saj “Të dua”, Elvana rrëfeu se ka qenë pikërisht Orinda që e çoi për herë të parë në ambientet e “NRG”, ku e prezantoi me kompozitorin me të cilin ajo tha se kishte bashkëpunuar. Elvana jo vetëm që nuk ia përmendi emrin Flori Mumajesit, por e cilësoi një ish-bashkëpunëtor, që do të thotë se ata tashmë nuk janë më si dikur.
“Kam pasur një shoqe unë kur kam qenë e vogël, filluam bashkë te NRG Radio. Në fakt, ishte ajo e cila më çoi aty, pasi punonte përpara meje me kompozitorin që unë kam punuar prej vitesh, dhe më tha:
”Hajde se do të tregoj një këngë që kemi bërë ne. Dhe ajo quhet Orinda Huta”. Kjo deklaratë e këngëtares u pasua direkt nga një shkrim i mediave online, ku treguan se Elvana mund të jetë shtatzënë nga një lidhje me një djalë jashtë muzikës (që s’është Flori), por një biznesmen që jeton jashtë Shqipërisë.
(d.b/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
24.7%
-
Të gabuar
65.8%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 1613
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fjalimi i Ramës në OKB, ministrja e jashtme e Kosovës: Nuk tha asnjë fjalë për rrezikun që paraqet Serbia për Kosovën
30 Shtator, 13:04
-
Tirana mikpret 900 sportistë nga 48 vende, Veliaj: Presim t’i duartrokasim në Lojërat Olimpike ‘Los Angeles 2028’
30 Shtator, 13:02
-
U ekstradua nga Dubai, Julian Meçe dëshmon në GJKKO për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut
30 Shtator, 13:02
-
Paketa e Sigurisë/ Ministri Hoxha: Mbikqyrim shkollat me kamera sigurie, me 'SmartCity' monitorimi do jetë me inteligjencë artificiale
30 Shtator, 12:51
-
Po drejtonte në gjendje të dehur një skuter! Gjobitet me 11,500 dollarë këngëtari i grupit muzikor ‘BTS’
30 Shtator, 12:41
-
Me 60 mijë lekë pagë mujore, punonjësja e Shërbimeve Qeveritare pronare e 6 apartamenteve e 6 makinave! Brenda 1 muaji iu hodhën 180 mijë euro në llogari bankare (EMRI)
30 Shtator, 12:37
-
Putin: Rusia do të përmbushë të gjitha objektivat e vendosura në Ukrainë
30 Shtator, 12:32
-
Legjendë e volejbollit dhe ‘Nder i Kombit’, ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare Vangjel Koja
30 Shtator, 12:29
-
Mesazhe në telefon dhe aplikacionin 'Signal', deputeti Gazment Bardhi kallëzon në SPAK: Shantazhe, të fabrikuara dhe falsifikime! Të hetohen
30 Shtator, 12:17
-
Manastirliu: 500 shkolla Qendra Komunitare, forcojmë bashkëpunimin mes shkollës dhe komunitetit kundër fenomeneve negative
30 Shtator, 12:08
-
VIDEO/ Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Pogradecit, Eduart Kapri, çështje e re hetimore
30 Shtator, 12:01
-
Shkodër/ Iu gjet armë, municion luftarak dhe kanabis në banesë, në pranga 75-vjeçari
30 Shtator, 11:52