Në librin “Teta Xhano” të përgatitur nga Ilir Keko, me kujtime dhe mbresa të aktorëve të vegjël në filmat e regjisores Xhanfise Keko zbulohet se ka luajtur edhe një nga personazhet më të famshëm, Silva Turdiu, e cila është mbajtur nga bashkëkohësit e saj si një nga vajzat më të bukura të Tiranës. Keko ka përballur dy fotografi, atë të moshës aktuale dhe fotografinë e personazhit fëmijë, kur Silva Turidu ishte 10 vjeçe. Ndërsa pas pasaportës artistike të Silva Turdiut vjen edhe një rrëfim shumë i ndjerë për regjisoren e talentuar Xhanfise Keko. Ja kujtimet e Silva Turdiut:
“Kohë më parë tek mendoja për gjëra të ndryshme, mendja më shkoi tek teta Xhano. Ashtu pa kuptuar pastaj pyeta veten se çfarë ka mbetur në kujtesën time për këtë njeri dhe artiste. Shpejt konkludova se më shumë se kujtimet e drejtpërdrejta ruaj imazhe, ndjenja dhe përshtypje. Isha dhjete vjeç kur jam takuar me regjisoren Xhanfise Keko. Më kujtohen sytë e mëdhenj bojëkafe dhe buzëqeshja e gjerë në çastin kur më zgjodhi për rolin e Desantellës në filmin “Kryengritje në Pallat”, atë ditë në shkollën Kosova. Sigurisht atëhere për mua kjo ngjarje ishte një gjë e rrallë dhe ekzaltuese, pasi sa vajza të asaj moshe ëndërrojnë të bëhen aktore apo modele.
Ja vajza ime e vogël tani është dymbëdhjetë vjeçe dhe s’ka ditë që nuk bënë web shows, këndon kërcen apo bëhet dramatike para çdo kamere që t’i dalë përpara. Duke u rikthyer në vitin 1972 dhe duke u munduar të kujtoj gjithçka mendoj se në raport me ne fëmijët regjisorja Xhanfise Keko përdorte metodat perëndimore të komunikimit (edhe pse nuk i njihte drejtpërdrejtë ato), pasi fizikisht përkulej në nivelin e fytyrave tona na shikonte në sy dhe komunikonte si me të rriturit me ne. Me shumë durim dhe gjithmonë me buzëqeshje, ndoshta dhe kjo dhuntia e psikologes bëri që ajo të ishte e suksesshme në filmat që realizoi.
Në filmin “Kryengritje në pallat” ku unë mora pjesë, karakteret e fëmijëve i përshtateshin pothuajse krejtësisht personazheve. Unë si fëmijë mbaj mend se kisha karakterin tim e të përmbajtur, ndërsa Ilir Çelia dhe Kristaq Burdhima ishin çapkënë dhe impulsivë. Po kështu respektivisht ishin edhe personazhet që interpretonin. Duke gjykuar se për një fëmijë është shumë e vështirë të dalë nga natyra e tij dhe të interpretojë një personazh krejt të ndryshëm nga vetja mendoj që ka qenë merita e teta Xhanos, që ka arritur të zbulonte përshtaste dhe të rimodelonte aktorët e vegjël në formën e personazhit apo karakterit. Dhe besoj se kjo nuk ka qenë rastësi. Krijimtaria në vite dëshmon se ajo arriti ta bënte këtë në mënyrë të admirueshme. Edhe sot pas 40 vitesh unë vazhdoj në ndihem e përkëdhelur nga fati që teta Xhano më zgjodhi dhe punova me këtë regjisore të madhe të kinemasë shqiptare. Ajo do të mbete një nga eksperiencat më të bukura të fëmijërisë sime.
Shkrimi u publikua sot (21.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com