Deri në orën 10:00 të gjitha mediat shqiptare përcollën lajmin se helikopteri i cili ishte rrëzuar dje në alpet franceze ishte destinuar për ushtrinë shqiptare. Ardhja e helikopterit të tipit Cougar ishte parashikuar të ndodhet sot pasditen dhe në aeroportin e Rinasit do të zhvillohej vërtet një ceremoni madhe, ku do të ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të qeverisë por dhe të ambasadës franceze.
Rrëzimi i helikopterit, bëri që Ministria e Mbrojtjes të anulonte ceremoninë. Një lajm i tillë si duket nuk ka mbërritur në dyert e Kuvendit, dhe sekretariati i Komisionit të Sigurisë nuk ka qenë në dijeni deri në orën 10:00 në momentin kur nëpërmjet një emaili u kërkonte të gjithë deputetëve të këtij komisioni të ishin të pranishëm në ceremoninë që do të zhvillohej sot. Përfshi dhe faktin që punonjësit e sekretarit të komisionit të sigurisë mund të mos kenë dëgjuar lajmet bëri që të ndodhte dhe gabimi i radhës.

(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com