PRISHTINË - Sot mbush 79 vjeç, por nuk do ta festojë ditëlindjen, sikurse nuk e ka festuar asnjëherë. Mendon se është e kot ta festosh ditëlindjen kur dihet se po bëhesh një vit më i vjetër. Madje, me humor thotë se kjo datë kur ka lindur nuk është e saktë, pasi babai e kishte regjistruar 6 muaj me vonesë, saktësisht më 26 shkurt 1936.
Sipas asaj që i kishte thënë nëna, ai ka lindur diku nga fundi i korrikut apo fillimi i gushtit të vitit 1935.
Kështu rrëfen veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i cili në një intervistë për KosovaPress tregon momente të ndryshme të jetës dhe veprimtarisë së tij.
Adem Demaçi, njeriu që bëri 28 vjet burg për lirinë dhe pavarësinë e popullit të Kosovës, nuk dëshiron të flas shumë për jetën dhe veprën e tij. Megjithatë, Demaçi për KosovaPress, rrëfen momentet nga jeta e tij, ndërsa tregon se ai nuk e feston ditëlindjen asnjëherë, madje e quan absurde të festosh pse bëhesh një vit më i vjetër.
Veprimtari që bëri shumë për Kosovën, thotë se rrugën e veprimit ilegal e filloi që në shkollën e mesme, pas shumë vuajtjesh të përjetuara në kohën e ndërrimit të pushtuesve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Demaçi kujton me dhimbje periudhën 1944-45, që sipas tij, ishte më e vështira për të.
"Atëherë shqiptarët kanë qenë shumë të prapambetur. Shqiptarët patën shijuar disa rrethana lehtësuese ekonomike e politike në kohën e pushtimit italian, që patën lejuar që të përdoret gjuha shqipe në administratë... Mirëpo viti 1945 na gjeti në një situatë të keqe, të mjerë, u bënë vrasje të shumta, u bënë pushkatime të shumta, ato ndodhnin për çdo natë. Ato ishin momente të vështira për një fëmijë, sepse e kishim afër vendin ku pushkatoheshin shqiptarët", kujton Demaçi.
Sipas tij, ajo kohë ka qenë më e vështira sepse mundësitë e shqiptarëve ishin të vogla pasi kontrolli serb ishte shumë i madh.
Simboli i rezistencës për liri e pavarësi, kujton edhe shkollën fillore dhe të mesme, nga ku edhe filloi veprimin e tij ilegal për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Demaçi me nostalgji kujton mësuesit e tij, të cilët i kishte si frymëzim për të vazhduar rrugën për të drejtat e shqiptarëve.
Ai ende e kujton pyetjen që i kishte bërë mësueseses që i jepte gjuhën serbe, ku nga aty edhe filloi rrugën e ilegales për të punuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
"Një ditë pyeta se, si bëhet që ne fëmijët shqiptarë të mësojmë serbisht ndërsa fëmijët serb nuk mësojnë shqip. Ajo u habit dhe u përgjigj se kjo është gjuhë shtetërore dhe duhet ta mësojnë të gjithë. Ndërsa unë vijova: Po mirë, a nuk jemi ne anëtarë të këtij shteti që mos të mësohet gjuha jonë", kujton Demaçi.
Demaçi thotë se në gjimnazin ku vijonte shkollën pothuajse çdo vit zbulohej nga një organizatë ilegale, e cila merrej me veprimtari të çështjes kombëtare, ku krerët e atyre organizatave merreshin edhe burgoseshin, ndaj sipas tij, ishte e rrezikshme që ta ushtroje një veprimtari për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Kontribut të madh në jetën dhe veprën e Demaçit, ka luajtur edhe shkrimtari i madh Esat Mekuli, i cili shkrimet ia botonte në gazetën Jeta e Re. Gjimnazisti i atëhershëm Adem Demaçi këto shkrime i kishte me tematikë për popullin, për lirinë, për kombin, por që ishin të shkruara me metafora herë të kuptueshme, e herë jo të kuptueshme lehtë.
Pas shumë vuajtjeve si fëmijë, si nxënës i shkollës fillore e pastaj si gjimnazist, Demaçi thotë se ra në burg për herë të parë më 19 nëntor 1958, në vendin e tij të punës.
"Atëherë kam qenë redaktor në gazetën Rilindja", kujton Demaçi.
Megjithatë, pas gjithë atyre vuajtjeve, persekutimeve, e burgjeve të mbajtura, tani kur është arritur liria dhe pavarësia, sipas tij, ende nuk janë arritur ato për të cilat kanë luftuar dhe vepruar në mënyrë ilegale shumë e shumë intelektualë e njerëz të devotshëm.
Demaçi thotë se, nuk është e mundur të mos ketë zhgënjime, sepse nuk plotësohen të gjitha dëshirat dhe synimet, madje mbetën shumë pa u plotësuar, por se ky proces i lirisë është një proces i pandalshëm. /ATSH/
/Shqiptarja.com