Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, GJKKO nis gjykimin në mungesë për Altin Hajrin, pronarin e kompleksit 'Golden'

Tirane- Gjykata e Posaçme ka vendosur kalimin për gjykim të çështjes në ngarkim të Altin Hajrit,  pronari i kompleksit “Golden” në Shijak, i akuzuar për pesë vepra penale në lidhje me rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e Jan Prengës në 17 janar të vitit 2020.

Në ambientet e kompleksit të tij u dërgua Jan Prenga, për të cilin SPAK, bazuar në prova filmike, thotë se e ka të konfirmuar së është vrarë, pavarësisht se 4 vite pas ngjarjes nuk është gjetur ende  kufoma.

Hajri do të gjykohet në mungesë pasi nuk është bërë e mundur gjetja e tij.

Për të njëjtën ngjarje, Gjykata e Posaçme dënoi në 29 shtator 2022 me burgim të përjetshëm kopshtarin e kompleksit “Golden”, Festim Bexhdili, i vetmi person i arrestuar, i cili sipas gjykatës ka marrë pjesë në mënyrë direkte në zhdukjen e kufomës. Ky vendim u konfirmua edhe nga Apeli i GJKKO-së në mars 2023.

Ndërkohe vijon gjykimi për Dritan Rexhepin, Gentjan Funiqin, Martin Bletën, Korado Keshtejan, Artan Doçajn, Aldo Majnishtën dhe Geraldo Martinin. Të arrestuar dhe që presin ekstradimin janë Dritan Rexhepi, për të cilën është kërkuar ekstradimi nga Turqia dhe Gentjan Funiqi  për të cilin është kërkuar ekstradimi nga Spanja.

dhe 6 të pandehurit e tjerë, proces i cili është drejt fazës së fundit.

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës 

Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz më 17 Janar 2020 dhe prej gati 4 vitesh trupi i tij nuk është gjetur. Kompleksi 'Golden' në Shijak u kthye ne skenën e krimit për Jan Prengën, ndërsa policia me anë të pamjeve filmike provoi praninë e trupit të tij dhe vendosi pas hekurave Leonard Hajri, Bajram Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj, ndërsa sot në burg ka mbetur vetëm kopshtari Festim Bexhdili.  Ai u ekzekutua me urdhër nga "kokat" e bandës, për shkak të një sasie prej 283 kg kokainë, që vëllai i Jan Prengës, Astrit  mbante peng në Angli dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar.

Raportoi gazetarja Keti Banushi

Lajmi  ne perditesim...

S.G/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

Sesioni i ri parlamentar/ Spiropali thërret në zyrë  4 kryetarët e grupeve parlamentare

Sesioni i ri parlamentar/ Spiropali thërret në zyrë 4 kryetarët e grupeve parlamentare