Rritja e çmimeve, eksperti i ekonomisë Selami Xhepa: Duhet të ulen taksat për karburatin dhe BSH të rrisë normat e interesit! Fenomeni i inflacionit do jetë i pranishëm edhe gjatë vitit 2022

Kostoja e jetesës do të jetë edhe më e lartë përgjatë vitit 2022, pasi rritja e çmimeve po rezulton më e fortë se parashikimet fillestare. Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa i ftuar në emisionin 'Studio Live' në Report Tv, tha se si në Shqipëri, ashtu si edhe në vende të tjera të botës, çmimet kanë hyrë në një trajektore rritëse. Për një kategori specifike të mallrave ka qenë një rritje shumë e fortë, thotë Xhepa, i cili i referohet mallrave ushqimore, të cilat përbëjnë edhe shpenzimet kryesore të konsumatorit sidomos në Shqipëri. Fenomeni inflacionit thotë Xhepa, do të jetë i pranishëm gjatë gjithë vitit 2022. Eksperti Xhepa analizon edhe faktorët e rritjes së çmimeve.

'Rritja e çmimeve nuk është një fenomen i vetëm i dy muajve të fundit. Në fakt duke filluar që nga muaji shkurt-mars, i vitit të kaluar, jo vetëm në Shqipëri, por në shumë vende të botës kanë hyrë në një trajektore rritëse, e cila për një kategori specifike të mallrave ka qenë një rritje shumë e fortë dhe këtu flasim jo vetëm për produktet energjetike, por në veçanti edhe për mallrat e përgjithshme të konsumit, mallrat ushqimore, ku këto dy grupe mallrash përbëjnë edhe shportën më të rëndësishme të shpenzimit të konsumatorit sidomos në Shqipëri, ku pjesa më e madhe e të ardhurave shpenzohet për konsumin. Nëse flasim për nivelin mesatar, rritja ka qenë nga 5-18%. Rritja për kategoritë e produkteve që janë bazike, për konsumin e qytetarëve, rritja ka qenë shumë e fortë.

Fenomeni është global që i nënshtrohet një morie faktorësh. Me pandeminë pati një rritje të ndjeshme të kërkesës, e cila nuk arriti që të përballohej nga oferta. Kishte probleme në veçanti më transportin dhe logjistikën. Sot logjistika është arteria kryesore ku qarkullojnë mallrat. Kishte një mori anijesh që nuk ankoroheshin për arsye se portet. Nuk lidhet vetëm me prodhimin, por me dërgimin e produktit tek konsumatori në kohë reale. Me rikthimin e normalitetit pas pandemisë, nga kjo pikëpamje disa mendojnë se fenomeni i inflacionit do të jetë i përkohshëm dhe me rikthimin e normalitetit do të ulen edhe çmimet. Në fakt po ta shohim në mënyrë të thelluar do të shohim se ka veprim të faktorëve që mund të jenë me veprim të gjatë dhe strukturorë të përhershme. Kemi hyrë në një epokë të kostove të larta të punës. Njerëzit braktisin punën pasi pretendojnë për paga më të larta, nga kjo pikëpamje ka vendosur një presion të fortë për pagat. Pra pagat janë një zë i rëndësishëm i kostove në ekonomi. Element tjetër është edhe energjia dhe burimet energjetike. Nafta dhe lëndët e tjera djegëse, edhe energjia është në një trajektore të madhe të rritjes së vet dhe kur flasim për energjinë bëhet fjalë për faktorë afatgjatë; E para lidhet me tranzicionin energjetik të botës, për të mbajtur nën kontroll klimën dhe efektet negative të klimës. Jemi zhvendosur nga burimet si nafta dhe qymyri drejt burimeve alternative. Fenomeni inflacionit do të jetë i pranishëm gjatë gjithë vitit 2022.'- tha Xhepa.

Gjatë intervistës me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, eksperti i ekonomisë tha se çmimi i naftës duhet të kishte një qendrueshmëri, pasi kompanitë mbajnë stoqe, pikërisht për këtë arsye. Xhepa tha se rritja e çmimit të naftës lidhet edhe me faktin e gjysma e çmimit të naftës i dedikohet kostos fiskale mbi to. Ndërsa rritjen e çmimeve të shportës, Xhepa e lidh më rritjen e çmimit të naftës, ku thotë se çsht një fenomen ortek dhe zinxhiri fillon te të gjithë. Sa i takon rritje se çmimit të apartamentëve, Xhepa thekson se kanë një konsto shumë të lartë dhe pa një shpejgim logjik krahasuar me të ardhurat e popullsisë.

'Kur flasim për çmimet në bursa nuk tregtohen kontratat e tanishme, por ato që janë kontrata të ardhshme. Arsyeja që çmimet luhaten është se bëhet mbi bazën e teorive se çfarë do të ndodhë pas 6 muajsh. Nga kjo pikëpamje ne duhet të kishim një qëndrueshmëri, pasi kompanitë kanë stoqe. Argumenti dytë lidhet me faktin e gjysma e çmimit të naftës i dedikohet kostos fiskale mbi to. Me ligjin e ri që ka hyrë këtë vit niveli i aksizës do të indeksohet me nivelin e inflacionit. Nëse në faturë do ta faturojnë me çmimin e rritur, do t'i shtohet, mënyra sesi po menaxhohet është pikërisht me taksat dhe barrën fiskale që kemi vendosur mbi këtë produktet. Çmimet e shportës janë të gjitha zinxhir. Ne kemi fenomenin ortek dhe fillon zinxhirë tek të gjithë, ky është një shqetësim madhor. Efekti i inflacionit në Europë ka shkuar në 5%, në Shqipëri 50% e inflacionit të brendshëm është i importuar. Edhe për pjesën e brendshme ka faktorë që ka ndikuar në rritje. Prsh, kostoja e punëtorëve nuk ka këtu një fenomen. Ka disa elementë në kontekstin shqiptar që nuk i qas me atë që ndodh në vendet ndërkombëtare. Prsh, prodhimi në fushë po shkatërrohet pasi fara po prishet, kemi mangësi të mëdha në organizimin e prodhimit të brendshëm dhe në sistemin e tregtimit tonë të brendshëm. Duke qenë se fenomeni i rritjes së çmimeve siç janë apartamentet, është i pashpjegueshëm. Në një vend me këtë nivel ekonomik që kemi ne, dhe apartamentet shiten me 2000-3000 euro m2 është 'non sens'. Nuk e di kush janë blerësi. Nga kjo pikëpamje ngjan e pashpjegueshme që nuk bën sens dhe logjikë.'- tha Xhepa.

Eksperti Xhepa tha se autoritetet i kanë duart e lidhura për të ndërhyrë tek çmimet, por sipas tij BSH duhet të rrisë normën e interesit, megjithëse mund të ketë pasoja për borxhin publik. Po ashtu Xhepa tha se duhet të hiqet barra fiskale për karburantin.

'Rritja e normës së interesit në kushtet kur borxhi publik është në nivele kaq të larta kjo do të ishte një katastrofë për buxhetin. Do të nxirrnim jashtë kontrollit shlyerjen e borxhit. Në gjendjen ku ndodhemi ne i kemi duart e lidhura. BSH duhet të rriste normën e interesit. Nëse BSH do të rrisë normën e interesit do të ketë pasoja për borxhin publik. I kemi duart e lidhura për të ndërhyrë për çmimet. Të ulen taksat për karburantët, duhet ë shkojmë në nivelin e barrës fiskale që kanë vendet e rajonit, në mënyrë që të zbutën disa efekte. Masa të mëdha për të mbajtur nën kontroll rritjen e infalcionit është vetëm rritja e normës së interesit.'- u shpreh Xhepa.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë