Rruga e Kombit me pagesë/ Sa do paguajnë shqiptarët në krahasim me fqinjët? Shifrat

Debati i sotëm publik mbi koncesionin e Rrugës së Kombit është një debat i së kaluarës në vendet  fqinje. Vendet që janë në kufi me Shqipërinë kanë kohë që procedojnë në këtë mënyrë për të mos folur pastaj për shtetet e forta të BE-së apo SHBA-në që e kanë praktikë rutinë. Madje, ato kanë shumë akse me pagesë edhe pse me gjatësi shumë më të vogël. Por për të kuptuar më mirë se si është në fakt realiteti sot në Ballkan dhe Europë mjafton një kërkim në google për të mësuar kostot e kalimit në ato rrugë të paracaktuara me pagesë.

TAFIAT NË RAJON
Greqia ka tarifa 0,07 Euro/km
Maqedonia 0.06 Euro/km
Shqipëria 0.04 Euro/km

Greqia ka tarifa 0,07 Euro/km, Maqedonia 0.06 Euro/km. Shqipëria 0.04 Euro/km. Kjo tregon se tarifat në Rrugën e Kombit janë më të ulëtat.Në Maqedoni janë shtatë akse rrugore me pagesë. Pagesa varion nga 0,5 euro deri në 5,5 euro, në varësi të aksit rrugor. Në Malin e Zi, pagesa përdoret për rrugët që kanë pasur një kosto të madhe për ndërtimin e tyre.

Tarifat në rajon dhe Europë
2,5 Euro  Podgorica – Tivar -Ulqin kushton 2,5 euro 
4,5 Euro aplikohet në segmentin e Tivatit
35 Euro Plloçe- Zagreb
3-14 Euro në Greqi 
1.5 – 6 Euro në Serbi
10 Cent për km në Itali

Aksesi në tunelin që shkurton rrugën nga Podgorica për në Bar dhe Ulqin kushton 2,5 euro një drejtim. Një pagesë 4,5 euro aplikohet në segmentin e Tivarit, në rast të përdorimit të transportit ujor për të kaluar në anën tjetër të rrugës. Përndryshe, kushdo mund të zgjedhë rrugën malore të Kotorit, e cila të nxjerr në të njëjtin destinacion për 1,5 orë.

Në Greqi autostradat janë të shfrytëzueshme vetëm me pagesë. Pagesa për automjete varion nga 3-14 euro, ndërsa për autobusë arrin deri në 65 euro. Në Serbi, pesë akset kryesore rrugore të vendit janë me pagesë. Pagesa për automjete varion nga 1.5 – 6 euro dhe për mjetet e rënda nga 10.5 në 40 euro.

Kroacia, gjithashtu ndërtoi një autostradë moderne që përshkon të gjithë vendin nga jugu në veri, duke vendosur një pagesë me të cilat amortizon kostot e ndërtimit dhe mirëmbajtjes. Autostrada që nis nga Plloçe, pranë Dubrovnikut, deri në Zagreb, rreth 330 kilometra e gjatë, ka një pagesë prej 35 eurosh.  alja në kufi me Hungarinë edhe 6,5 euro shtesë. Në Itali, kostoja shkon në rreth 10 cent për kilometër autostradë.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UUUUUUUUUUUUUUUU: 28/03/2018 09:23

    15 milion euro=361 metra urre (eshte kontrata) dmth 1 km urre= 40 milion euro. PYESNI ne gjithe bote sa kushton 1 km VEPER ARTI ( urra dhe tunele )po ja u them si kalon 10 milion euro . FUTI TAKSE QARKULLIMI NE NAFTE FUTI TAKSE NE KALIM FUTI ABUZIME ME FONDE FUTI TE GJITHE NDERKOMBETARET QE HESHTIN DHE NA TREGOJNE RRITJEN E BORXHIT DHE PASTAJ SHIKONI MINIMUMIN JETIK TE SHQIPTAREVE QE SE LLOGARISIN DOT EEEEEEEEEEEJ FRENA FRENA KU PO NA CONI se na ben si kopetent ai E BUSHATI

    Përgjigju
  • UUUUUUUUUUUUUUUU: 28/03/2018 09:14

    ne dy emisione paralele TOPI dhe KLAN rremuje me shifra asgje trasparente , nuk doli njeri qe te fliste per vjedhje abuzime dhe mbyllje gjyqesh me procedure dhe me e bukura ajo rruge s'ka mbaruar uuuuuuuuuuuu . E MERITOJME

    Përgjigju
  • Doni: 28/03/2018 01:25

    Wow sa mire :( me lire se gjithe fwqinjet. Bravo dhe Faleminderit qe e pasqyruat kaq korrekt dhe me analize rajonale

    Përgjigju
  • Ekonomia kapitaliste: 27/03/2018 21:27

    Cfare shkruani budalliqe, ne Shqiperi nuk ka rruge alternative, o do paguash o do e marresh ne kembe.

    Përgjigju
  • Nxnxjjxj: 27/03/2018 20:56

    Propagande qeveritare. Censurues jeni.

    Përgjigju
    • une: 28/03/2018 01:32

      Propagande vicidoliste dhe Monikaliste.

  • Ilo: 27/03/2018 20:45

    Avokati pe leshi i thomi na knej nga Korca. E para pervec Maqedonise te tjeret cdo autostrade eshte e shoqeruar me rrugen alternative qe shkon paralel me autostraden dhe jo nga qafa e malit dhe e shllakut si ne rastin tone e dyta 5 euro o matematicienet e shqiptares pjestuar me 68 km rruge i bien 0.73 euro qe po sipas argumentit tuaj i bie ta jete sa rruget e Greqise po ku autostradat e grekut dhe vajmedet e jona ,e treta paga mesatare e greqise eshte 1000 euro kurse te ne 250 euru bejeni vete ndryshimin o avokatet e qeverise

    Përgjigju
    • Per tironen: 28/03/2018 08:41

      o daku nuk bohet argumenti nqs je i varfer mos bridh me mak. NQS un fitoj 250 euro dhe prish 250 euro per tble damote esht e drejta ime. Shteti esht ai qe duhet ti morri parasysh t gjitha. Ja kan fut n grusht me ket rrugen. pik mhb

    • Tirona: 27/03/2018 23:00

      Kur jeni kaq te varfer mos bridhni me makina rrugeve. Njeriu i shtrin kembet aq sa ka jorganin.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë sfidat kryesore të ekonomisë botërore në vitin 2025

Pesë sfidat kryesore të ekonomisë botërore në vitin 2025