'Rruga e Kombit', protestë e paligjshme para Policisë Tiranë, procedohen 8 persona

8 persona janë proceduar për protestë të paligjshme para Policisë së Tiranës. Ditën e diel disa persona tentuan të hyjnë në Policinë e Tiranës me forcë, mes tyre ishin edhe disa deputetë të Partisë Demokratike. Report Tv mëson se mes të proceduarve janë Brizida Gjikondi, Andi Tepelena, Adriatik Lapaj dhe Besjan Pesha.

Policia e Tiranës bën me dije se 8 personat akuzohen se kanë protestuar në mënyrë të paligjshme për disa të arrestuarit në Kukës. Protestuesit e proceduar janë të moshës 30-46 vjecc, ndërkohë që Policia thotë se nuk ka ngritur akuzë ndaj deputetëve të opozitës, Klevis Balliu, Gent Strazimiri dhe Floida Kerpaci.

Ndërkohë edhe ditën e hënë me dhjetra protestues janë mbledhur para Policisë së Tiranës. Ata kanë kërkuar lirimin e të arrestuarve në Kukësdhe për një orë kanë bllokuar edhe rrugën pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranë, duke moslejuar lëvizjen e automjeteve. Pavarisht se unfiromat blu kërkuan disa herë largimine tyre nga rruga, protestuesit nuk kanë pranuar.

Mes protestuesve ishin përsëri deputetë të Partisë Demokratike dhe Lëvzijes Socialiste për Integrim. Protestuesit kanë qëndruar në trotuar gjatë gjithë ditës. Policia thotë se asnjë prej personave që kanë protestuar, nuk ka marrë leje nga Drejtoria e Policisë.

Njoftimi i policisë:
Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit A.T., A.L., G.Gj., B.P., B.Gj., E.P., E.H., dhe A.K., vjeç 46, 30, 30, 38, 49, 35, 46 e 39, pasi dyshohet se në rrugën “Sami Frashëri”, në hyrjen kryesore të DVP Tiranë, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në lidhje me arrestimin e disa personave të ndaluar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës. Neni 262 i Kodit Penal.


Lajmi kryesor:

'Rruga e Kombit', 23 u arrestuan, ja emrat e 20 protestuesve në kërkim


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda