'Rruga e Kombit', 23 u arrestuan, ja emrat e 20 protestuesve në kërkim

Report Tv publikon emrat e 20 protestuesve të shpallur në kërkim pas protestës së dhunshme në Kalimash të shtunën. Policia ka arrestuar ndërkohë, pas lëshimit të urdhër-arresteve nga prokuroria, 23 persona të cilët janë identifikuar si autorët e vandalizmit të sporteve të firmës private si dhe goditën me sende të forta punonjësit e policisë të cilët ishin aty për të garantuar protestën. 

Protesta doli jashtë kontrollit dhe turma e njerëzve dhunoi gjithçka gjeti përpara duke i shkaktuar biznesit privat në Rrugën e Kombit një dëm financiar të konsiderueshëm pasi të gjitha pajisjet e instaluara aty për mbledhjen e taksës së rrugës u thyen dhe u dogjën. Report Tv publikoi një ditë më parë pamjet ekskluzive të shkatërrimit të sporteleve të firmës nga qytetarët të cilët mbanin në duar sende të forta si gurë, hekur e drurë.

Protestuesit kundërshtojnë taksën, ndërsa banorët e zonave të Kukësit i kanë kërkuar qeverisë të rishikojë vendimin dhe të vendosë një çmim më të lirë se 5 euro sa është aktualisht. 

Emrat e protestuesve të ndaluar: 

-Rasim Koloshi, 23 vjeç, banues në Kukës.

-Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

-Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

-Shaban Selmani, 60 vjeç, banues në Kukës.

-Zenel Matmuja, 48 vjeç, banues në Kukës.

-Adem Duraku, 59 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës.

-Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

-Armand Ademaj, 28 vjeç, banues në Kukës.

-Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.

-Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës.

-Lefter Rexhmati, 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës.

-Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës.

-Xhevahir Hereni, 51 vjeç, banues në Kukës.

-Shemsi Trota, 54 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës.

-Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës.

-Lulëzim Uka, 33 vjeç, banues në Kukës.

-Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në Kukës.

-Ardit Alidini, 21 vjeç, banues në Kukës.

-Fatos Harulla, 33 vjeç, banues në Kukës.

-Sajmir Trota, 33 vjeç, banues në Kukës.

-Lulzim Popa, 60 vjeç, banues në Kukës.

-Shkelqim Vata, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës.

-Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës.

Personat në kërkim:

Isa Koloshi

Bilbil Hila

Xhetan Muja

Avdi Duraku

Arben Onuzi

Dogjan Lleshi

Fatjon Allamani

Bilbil Hilaj

Mirdian Nerguti

Ahmet Tobli

Pavlo Hoxha

Shkelqim Toda

Avdi Gjahu

Lufti Meçka

Azgan Haklaj

Idriz Nerguti

Rexh Mici

Ergis Koloshi

Saimir Trota

Lulzim Pola 



(Emrat e personave të proceduar për dhunën në Kalimash)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:12
'Rruga e Kombit', protestë e paligjshme para Policisë Tiranë, procedohen 8 persona

8 persona janë proceduar për protestë të paligjshme para Policisë së Tiranës. Ditën e diel disa persona tentuan të hyjnë në Policinë e Tiranës me forcë, mes tyre ishin edhe disa deputetë të Partisë Demokratike. Report Tv mëson se mes të proceduarve janë Brizida Gjikondi, Andi Tepelena, Adriatik Lapaj dhe Besjan Pesha.

Policia e Tiranës bën me dije se 8 personat akuzohen se kanë protestuar në mënyrë të paligjshme për disa të arrestuarit në Kukës. Protestuesit e proceduar janë të moshës 30-46 vjecc, ndërkohë që Policia thotë se nuk ka ngritur akuzë ndaj deputetëve të opozitës, Klevis Balliu, Gent Strazimiri dhe Floida Kerpaci.

Ndërkohë edhe ditën e hënë me dhjetra protestues janë mbledhur para Policisë së Tiranës. Ata kanë kërkuar lirimin e të arrestuarve në Kukësdhe për një orë kanë bllokuar edhe rrugën pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranë, duke moslejuar lëvizjen e automjeteve. Pavarisht se unfiromat blu kërkuan disa herë largimine tyre nga rruga, protestuesit nuk kanë pranuar.

Mes protestuesve ishin përsëri deputetë të Partisë Demokratike dhe Lëvzijes Socialiste për Integrim. Protestuesit kanë qëndruar në trotuar gjatë gjithë ditës. Policia thotë se asnjë prej personave që kanë protestuar, nuk ka marrë leje nga Drejtoria e Policisë.

Njoftimi i policisë:
Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit A.T., A.L., G.Gj., B.P., B.Gj., E.P., E.H., dhe A.K., vjeç 46, 30, 30, 38, 49, 35, 46 e 39, pasi dyshohet se në rrugën “Sami Frashëri”, në hyrjen kryesore të DVP Tiranë, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në lidhje me arrestimin e disa personave të ndaluar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës. Neni 262 i Kodit Penal.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë