Rudina, babai i saj hero i rremë dhe bajlozi që e përdori gjallë e vdekur

Rudina, babai i saj hero i rremë dhe bajlozi që e përdori gjallë e vdekur

Në marsin e vitit 1992, kur pëdëistët morën pushtetin dhe ngritën qeverinë Meksi, në fakt, qeverinë më të mirë të tyre,pasi të tjerat i kishin beterr, ata , megjithëse i kishin fituar zgjedhjet, nuk arritën të bëjnë shtetin që kishin proklamuar se do të bënin.

Disa muaj pas ngritjes së qeverisë, tre nga ministrat e parë dhe të rëndësishëm, u vendosën nën akuzë për përfitime materiale dhe korrupsion, duke i dhënë rrugë kështu fenomenit të përbindshëm të vjedhjes së shtetit, përmes pushtetit. Disa prej tyre u cilësuan më pas si bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit; të tjerë shpejtuan të iknin nga partia ku ishin bërë ministra dhe, në fakt, nga gjithë trupa e parë qeveritare, asnjëri prej tyre nuk është më në rangun e partisë ku milituan dhe disa prej tyre janë kundërshtarë të saj, ose, më saktë, kundërshtarë të Berishës. I vetmi që është pjesë e grupimit opozitar mbetet Dash Shehu, ish ministër e zëvendëskryeministër, por tash në një parti të re, që ka kryetar,por nuk i dihen anëtarët.

Ndër ata që hyri e doli në partinë e tij, herë duke ia prerë riskun e herë të tjetër duke bërë harakiri, do të jetë Azem Hajdari, njeriu i dhjetorit 1990, në të cilën askush nuk e di pse vajti dhe si mori mbi vete një barrë të pazakontë, të cilën ia hoqën shpejt e shpejt.

Azem Hajdari do të mbahet mend për shumë gjëra, mes të tjerave për thënien e tij në Kuvendin e Shqipërisë, kur po i hiqnin imunitetin, se “ Unë kam qenë Njëshi dhe Njëshi di shumë gjëra”.

Unë i takoj atyre njerëzve që nuk e kam dashur kurrë Azem Hajdarin. Nuk ka qenë kurrë heroi im, nuk e kam mbështetur edhe kur ai ka dalë kundër forcës së tij politike, edhe kur është dukur se do të jetë rebeli i madh i saj, edhe kur bënte veprime të habitshme politike.

Më ka çuditur votimi i tij në Shkodër, pikërisht në atë qytet që nuk kishte pranuar as Bajram Currin për deputet, por e kam ditur se në atë lagje, Kiras i thonë, edhe sikur të kishin vendosur për deputet një figurë tjetër, ai përsëri do të ishte votuar. Kam menduar dhe kam qenë i bindur se votimi i tij ishte rebelim ndaj sistemit, se sa njësim i vlerave me të vërtetin.

E kam ndjekur në ditët e para të prillit të vitit 1991, kur aq befasisht nxiti njerëzit për një revoltë politike, pikërisht në qytetin ku kishin fituar gjithçka të mundur dhe, e kam shkruar se, pas ngjarjeve të 2 prillit, është dora e tij. E kam shkruar në prill 1991, jo tani, dhe, kur , pak vite më pas, Partia e tij e denoncoi se pas vrasjeve të 2 prillit, ishte pikërisht dora e tij, nuk jam habitur. E dija edhe se cili e kishte nisur për të bërë atë gjëmë, pikërisht njeriu që e përbuzi më shumë, që e largoi kur nuk i duhej dhe e afroi pranë vetes kur i duhej, ai që nuk i dha kurrë një post, edhe kur vendi ishte në flakë dhe të bëheshe ministër i brendshëm luaje me kokën dhe, në fund, njeriu që e nxori në pritë në një natë shtatori 1998. Dhe që e qau,kur në vete qeshte. Që e përdori arkmortin e tij për të pushtuar një seli qeveritare dhe më pas e braktisi në mesin e rrugës.

Azem Hajdari nuk i ka pasur kurrë armiqtë e tij në kampin kundërshtar. Ata, edhe nëse nuk e kanë dashur, nuk e kanë urryer. E kishin frikën e fjalës së tij, por i qetësonte ngutje e hajdarit për të bërë përshesh dhe për të qenë njeriu i rebeluar. Gafur Mazreku, njeriu që e qëlloi, dhe, të cilit, ia kishte futur kokën mes këmbëve, më shumë ishte njeriu i kanunit, që e kishte përtej vdekjes fyrjen e të rrahurit.

Rasti Hajdari po ripërsëritet tek e bija, Rudina. Nuk e di forcën e saj për të ngritur një opozitë të re. Edhe sikur të jetë dhjetëfish më e fortë se sa duket, edhe sikur i gjithë Departamenti i Shtetit t’i vihet pas krahëve, vështirësia e saj do të jetë shumë më e madhe se sa mendon entuiasmi i saj i tanishëm. Mund të ketë dëshirë, por përballë saj është “bajlozi” që i mbyll të gjitha shtigjet, që në tridhjetë vite i ka mbyllur të gjithë shtigjet edhe babait të saj e cilitdo që ka menduar sado pak ndryshe nga ai.

Rudina Hajdari , deri para disa muajve, nuk i thonte asgjë të tjerëve. Vajzë e një njeriu , të cilin, gjysma e donte dhe gjysma nuk e donin dhe ku, ata që nuk e donin ishin më të shumtë në çka kishte menduar se do të krijonte për të qenë lider.

Tani ajo është emër i njohur, shpresë për disa, në fakt unë nuk futem tek njerëzit e shpresës; tradhti për disa të tjerë – unë nuk e shoh të tillë; ëndërrimtare për një pakicë dhe unë dua të besoj se është e tillë; pro perëndimore e flaktë dhe duhet të jetë e tillë; e fuqishme, thonë disa, por në fakt nuk është e tillë, dhe në fund ka mbi vete gjithë mallkimet e asaj pjese , ku ka menduar se është në të drejtën e saj.

Në kaq pak ditë ajo ka marrë mbi vete dhe jetën e saj gjithçka të mundshme. E akuzuar si babai i saj, njeri i punëve të fshehta; i mallkuar, po ashtu si babai i saj; pas çdo veprimi është parë përfitimi financiar, deri tek Vetingu ndaj nënës gjyqtare, po bëhen përpjekje për të krijuar dualizmin – vëllai atdhetar dhe motra tradhtare..dhe gjithfarë deputetësh, që nuk kanë në jetën e tyre asnjë pikë dinjiteti, i janë vërsulur, duke ia përmendur të atin. Ata që e vranë, qoftë me heshtje, qoftë për përfitim politik, qoftë duke e shpallur bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit, ata që e plagosën në jetën e tij dhe në fund ata që e nxorën të vritej.

Rudina Hajdari i ka armiqtë e saj në bankën ku u ul fillimisht dhe do i ketë edhe më të shumtë në muajt e ardhshëm.

Është e njëjta gjë si ka ndodhur edhe më të tjerë: bajlozi i politikës i ha krijesat e veta.

A do të ketë të njëjtin fund edhe Rudina Hajdari? Nuk dua të bëj profetin, por , një bindje e paragjykim i prapshtë më thotë se në rrugën e saj do të dalin aq shumë çakej dhe mjaullica , sa që as nuk e ka menduar ndonjëherë.

Do të jetë pikërisht ata që e braktisën të atin e saj.

Sepse të gjithë, që nga ai që u vendos në drejtim si një kopje surrogato , e deri tek ata që shiten si trima, kanë të njëjtën frikë para vetes, bajlozin, i cili është tani përballë Rudinës.

Deri sa të jetë bajlozi, që edhe para nj dite bëri thirrje për luftë, nuk do të ketë qetësi për “Rudinat”.

Ata, si edhe më herët, mund të vyshken, pavarësisht se duan të lulëzojnë.

Këmba e bajlozit shkel mbi gjithçka ndryshe./DITA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ETHEM LALAJ: 22/04/2019 14:30

    SHUME SAKT.TE KAM LEXUAR ATHERE POR DHE TANI.NGA JU DHE D I T A...KAM MESUAR SHUME GJERA NE 30 VITE,PASI KAM MBI 50 VJET QE VOTOJ DHE NGA TRIMAT E BAJLOZIT JAM FUTUR NE BURG SE DONIN VOTIM 100 % FITUES PA VOTUAR NE 1996. -RUDINA SI E RE QE ESHTE NUK E NJEH MIRE BAJLOZIN E ZI SE KA QENE LARG VENDIT.FAMILJA DHE VET AJO ESHTE NDIHMUAR NGA BAJLOZI PER TE MBULUARE GJEMEN QE BERI NE 14 SHTATOR 1998 ME GRUSHTIN E SHTETIT DUKE SHFRYTEZUAR TE ATIN E SAJ. -MASE KY USHTE RASTI FUNDIT QE BAJLOZI TE IK NGA POLITIKA NGA SYT-KEMBET NEN MBIKQYERJEN E ATYRE QE PO E MSOJNE RUDINEN TE MARRE KETE INISJATIVE TEJET TE RREZIKSHEME EDHE PER JETEN E SAJ.NESE ATA DO E LENE NE RRUGE TE MADHE-TURP PER TA

    Përgjigju
  • jon: 21/04/2019 15:38

    Femra fut shejtanin (bajlozin) ne shishe....

    Përgjigju
  • Vlonjat: 21/04/2019 12:03

    Analizë e përkryer.

    Përgjigju
  • Tosi: 20/04/2019 17:58

    E shkelqyer, analize perfekte. Bravo

    Përgjigju
    • luan: 21/04/2019 16:48

      Gjithcka e sakte.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja