Çështja e financimit për shtrirjen në territorin e Greqisë të gazjellësit rus drejt Turqisë, në të cilën Rusia u shpreh e gatshme për të marrë pjesë u zgjidh dhe një marrëveshje mund të nëshkruhet në muajin qershor, deklaroi sot ministri grek i Energjisë, Panagiotis Lafazanis.
Në një intervistë për televizionin publik rus, Panagiotis Lafazanis theksoi se kishte pasur një sërë takimesh shumë të frytshme në Rusi dhe nënvizoi se ekzistonte një interes i madh për ndërmarrjet greke për një shtrirje të "Turkish Stream".
"Ne dimë tashmë se është një ndërmarrje publike greke dhe për më tepër, çështja e financimit është zgjidhur tashmë. Ky projekt infrastrukturor është vlerësuar me rreth dy miliardë dollarë", theksoi ai.
Që prej ardhjes në pushtet të qeverisë së majtë radikale të Aleksis Cipras, kritike ndaj sanksioneve perëndimore vendosur Moskës, autoritetet ruse kanë përmendur mundësinë për të ndihmuar Athinën, për të financuar ndërtimin e një gazjellësi "Turkish Stream".
Ministri grek përmendi si mundësi Forumin Ekonomik që do të zhvillohet në Shën-Petersburg më 18-20 qershor. "Ne do të përpiqemi të nënshkruajmë një marrëveshje, një memorandum, përsa i përket mbështetjes politike për këtë gazjellës mes Greqisë dhe Rusisë./
/
/Shqiptarja.com