Lufta dhe kriza, Rusia e Kina dyfishuan rezervat e arit në një dekadë, SHBA ruan podiumin! Bankat që blenë flori, shkaqet dhe lëkundja e tregjeve

Lufta dhe kriza, Rusia e Kina dyfishuan rezervat e arit në një dekadë, SHBA ruan podiumin! Bankat që blenë flori, shkaqet dhe lëkundja e tregjeve

Kriza ekonomike dhe lufta në disa rajone. Këto janë dy nga arsyet më të mëdha që disa nga bankat e fuqishme në Europë janë hedhur në tregun e grumbullimit të rezervave të arit.

Dhe nuk është rastësi që çmimi i arit në bursë ka shpërthyer në dy vitet e fundit, duke njohur një dyfishim. Aktualisht një onc (28 gramë) shitet për çmimin e të paktën 2500 dollarëve.

Këtë vit është luhatur mes 80 dhe 90 dollarë amerikan për gram.

Dhe gjatë dekadës, rezervat kanë shpërthyer, veçanërisht në ekonomitë që synojnë të de-dollarizohen. Por SHBA, Gjermania dhe Italia mbeten ato me më shumë rezerva apo që grumbullojnë nga tregu.

Dhe referuar analizave ekonomike ndërkombëtare të ekspertëve të fushës dhe jo vetëm, shkaku kryesor mbeten tensionet e thella gjeopolitike, duke e bërë si zgjidhjen më të mirë për kohët më të vështira, pasi është një “mall” që as nuk tretet dhe as e humbet vlerën e tregut kurrë, ose “par exellence”.

Por ndër faktorët në muajt e fundit që kanë rritur kërkesën për ar, analistët njohin aktivizmin e ripërtërirë të bankave qendrore. Një studim se si ata kanë lëvizur kohët e fundit zbulon se cilat institucione kanë grumbulluar shufra ari (kallupe) në treg:

Rusia mbi të gjitha, në dekadën e fundit, pastaj Kina dhe Turqia, janë kampionët e kësaj burse.

Në të dhënat e “VisualCapitalist” shihen se rezervat e Moskës kanë shkuar nga 1,035 tonë në 2013, në 2,333 më 2023 (pas luftës në Ukrainë).

Pekini shënon gjithashtu rritje, nga 1,054 tonë, në 2,235 tonë për të njëjtën periudhë kohe.

Dhe në vendin e tretë banka e Ankarasë, e cila i rriti rezervat e saj nga 116 tonë në vitin 2013, në 540 për vitin e kaluar.

Por SHBA-të kanë ende rekordin dhe sasinë më të madhe të arit, me 8,133 tonë të vlerësuar në gati 630 miliardë dollarë. Gjysma ruhet në “Fort Knox”-in e mirënjohur. Në vend të dytë renditet Gjermania me 3351 tonë dhe më pas Italia, me 2452 tonë.

Tabela e blerjes së rezervave të arit gjatë dhjetë viteve të fundit

Ja çfarë ndodh nëse euro rifiton forcën ndaj monedhës amerikane

Por pse një bankë qendrore mban sasi kaq të mëdha ari? Ka disa arsye që vetë Banka e Italisë zbulon:

"Blerja ose shitja e arit mund të kryhet si për qëllime financiare, ashtu edhe për të ndryshuar nivelin e rezervave të një banke qendrore. Gjithashtu është në fakt një mbrojtje kundër inflacionit dhe, kur banka qendrore u detyrua të printonte para për të sjellë një ndryshim monetar në ekonominë e saj referuese, rezervat e arit do të kundërpeshonin zhvlerësimin e monedhës vendase”.

Kjo, veçanërisht në një kohë kur borxhi i SHBA-së ka filluar të përfaqësojë një dhimbje koke dhe dollari është nën sulmin si një monedhë rezervë globale, nga luhatjet e mundshme të tregut. Po kështu ekonomi rivale si Kina apo Rusia, që po përpiqen të “dedollarizojnë” rezervat e tyre.

Por, theksojnë financierët ekspertë, “ari më pas mund të futet në depozitë për të marrë të ardhura dhe në fund mund të përdoret si garanci për të marrë kredi në treg”.

Disa ditë më parë analisti Carlo Alberto De Casa na shpjegoi se bankat qendrore blenë flori në 2022 dhe 2023, mbi një mijë tonë në vit. Dhe ky është një trend i destinuar të vazhdojë në vitin 2024 (dhe ndoshta edhe më tej).

Sipas të dhënave zyrtare që vijnë nga Kina, Banka Popullore e Kinës ka ndërprerë blerjet prej tre muajsh. Për shumë analistë, megjithatë, është thjesht një taktikë blerja e arit me çmime më të ulëta dhe rritja e çmimeve në javët e fundit do ta vërtetonte këtë.

Sipas asaj që Financial Times rindërtoi kohët e fundit, duke komentuar të dhënat e vazhdueshme të shufrave, investitorët perëndimorë së fundmi janë kthyer sërish te ari, ndërsa përgatiten për uljen e normave të interesit nga Fed i SHBA.

Si blerjet e investitorëve institucionalë, ashtu edhe bastet rritëse të fondeve mbrojtëse, po e shtyjnë çmimin, pas një periudhe në të cilën pjesa e luanit në tubimin e arit u luajt nga investitorët kinezë, të cilët iu drejtuan metalit të çmuar si një aset dhe pasurive të paluajtshme.

"Perëndimi po zgjohet nga ajo që ndodhi në Azi në fillim të këtij viti", tha Ruth Crowell, shefe ekzekutive e Shoqatës së Tregut të Shufrave në Londër.

Por dollari amerikan rrezikohet edhe nga fuqizimi i euros në vijim dhe tregjet janë ende të paqëndrueshme. /Marrë nga “La Repubblica”/ Përshtatur nga Shqiptarja.com/

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Trajner serb i Partizanit përshëndet shqip në prezantim: Më bindi projekti sfidues, ekipit i mungon lideri

Trajner serb i Partizanit përshëndet shqip në prezantim: Më bindi projekti sfidues, ekipit i mungon lideri