Sa keq që RAI-n nuk e shohim më si dikur

Sa keq që RAI-n nuk e shohim më si dikur

Enzo Biagi, nje nga gazetaret me te njohur italiane (1920-2007)

Për shkak të pandemisë dhe detyrimeve familjare, puna ime në këto kohë është kryesisht smart working. Nga shtëpia. Prindërit janë të apasionuar pas RAI-t, televizionit italian dhe herë në mëngjes, herë në drekë, e herë në darkë më takon të shoh emisione me ta. Edhe në fundjavë, kur nuk mund të dalim dot si më parë.

Si në fëmijëri, po zbuloj një mrekulli. Një armatë të tërë gazetarësh, artistësh, profesionistësh që nga mëngjesi në darkë, punojnë si bletë për të përmirësuar, shërbyer, argëtuar në mënyrë pozitive dhe të shëndetshme publikun, të ndërgjegjshëm se nga ana tjetër e ekranit janë bashkëqytetarë që po kalojnë ditë të vështira pandemie.

Dhë në programacionet shumëngjyrëshe, të një kulture të zgjedhur, jemi pjesë dhe ne shqiptarët: Në Sanremon që sapo përfundoi flitej papushim për Ermal Metën, ndërsa sot, e diel paradite, shfaqen dëshmi, fakte, rrëfime për një tjetër shqiptare hyjnore: Nënë Terezën e më pas, në emisionin EstOvest, italiania Maria Chiara Petrone, flet për lehtësimin e investimeve në Shqipëri, për shkak të taksave të favorshme. Intervista e ilustruar me pamje fantastike nga Tirana. Emocionuese.

Me përzgjedhjen e fjalëve, tonin e duhur të zërit, përkushtimin për artin, natyrën, kulturën dhe shërbimet sociale, RAI vazhdon të jetë një dritare shumëngjyrëshe, si ajo që na bënte të ëndërronim në kohë diktature.

Më vjen keq që të rinjtë e sotëm në Shqipëri, shtëpiaket, intelektualët, edhe pse jo më ne zinxhirët e diktaturës, kanë humbur përqëndrimin dhe vëmendjen ndaj Italisë, ndaj kulturës, artit e spektaklit që ndikoi breza të tërë shqiptarësh, këtij fqinji të rafinuar, zemërgjerë e unik në botën e zhvilluar dhe kulturuar. Pa i hequr asgjë popujve të tjerë fantastikë të Europës dhe botës, por miqtë e Italisë, në momente të vështira na morën ashtu, sic Nënë Tereza merrte fëmijët e rrugës: të uritur, të palarë, të paqethur, na ushqyen, na veshën e na hapën rrugën e dyert, ku sot qindra mijëra prej nesh kanë krijuar realitetet e tyre më shumë se dinjitoze.

Kujtoj veten time, kur dëgjoja Radio RAI-n dhe emisionet e kritikut Aldo Grasso apo të gazetarit Enzo Biagi-t dhe letrën që i nisa, me siguri kurrë e mbërritur: I shkruaja sa shumë më pëlqente italishtja dhe se doja ta studioja. Në fakt është ajo që bëra në jetë, e që më lejoi të njoh, përvec kulturës së lashtë të vendit tim, edhe këtë të mrekullueshmen italiane. Kushedi sa qetësi, butësi e bukuri, do të na rikthehej, të ndiqnim si dikur, edhe televizionet italiane.  

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/03/2021 02:14

    Ka te beje me ndryshimin e koherave,gjeneratave,shijeve.Ne kohen e diktatures ishte //molle e ndaulueme//,por kishte dhe programe te mira dhe muzike te mire.Une kam patur shansin te shikoja dhe RAI-n dhe programet e Jugosllavise,me metodat klandestine qe perdornin ne ate kohe.Mendoj qe RAI ishte me i mire,por per filmat vizatimore,(sepse isha e vogel) atehere,preferoja jugosllavet.Te qenet te ndaluar ligjerisht,i bente stacionet e huaja edhe me terheqese.Vitet 90'e bene RAI te mundshem per t'u pare,por cilesia e viteve 60-70-80', kishte ikur,po keshtu dhe muzika.Ne Shqiperi filluan te ndryshonin shijet preferenciale dhe nga sa degjojme, duket se telenovelat lindore kane ndikuar ne preferenca.Sa per muziken e huaj,gjeneratat e reja nuk preferojne Celentanon,Albanon,Naninin,por Hip-Hop,Rap,etj,Riten,Arianen,Guenin,etj.Per vete desha te tregoj dicka personale ne lidhje me RAI-n.Kur isha ne Shqiperi, e ndiqja rregullisht si RAI,si TV shqiptare qe ne ate kohe nuk ishin dobesuar cilesisht.Kur emigrova,ne fillim e ndjeja shume mungesen e Shqiperise dhe i vetmi qe me hiqte merzine ne ate kohe, ishte RAI-International,qe me sherbeu si ure lidhese,ose si tranzicion,jo vetem sepse vazhdoja te shikoja Italine,qe me bente te ndjehesha sikur isha akoma ne Evrope,por edhe se here pas here jepte lajme nga Shqiperia.Te them te drejten, ishte si //ilac shpirteror// dhe vazhdova t'a ndjek deri sa u pershtata me vendin e ri dhe jetesen e re,por me vone edhe une ashtu si shqiptaret e tjere ,ndrova shijet e preferencat.Tani, kur dua te shoh filma e muzike evropiane & shqiptare, mjaftohem me YOUTUBE,ose me ndonje festifal organizuar nga komunitetet e emigranteve(zhvilloheshin rregullisht para pandemise).Sa per lajmet ndjek rregullisht Shqiptaren,TCH,RTSH,etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë