Saimir Kumbaro, Si shkuan
dëm mbi 1 miliard lekë për filmat

Saimir Kumbaro, Si shkuan<br />dëm mbi 1 miliard lekë për filmat
TIRANE- Regjisori i njohur Saimir Kumbaro, ngërçin që ka kapur kinematografinë shqiptare e lidh me historinë e ligjit të ri për kinemanë që u aprovua në vitin 1996. Disa nene të këtij ligji ai i quan të gabuara dhe është njëri ndër artistët që kërkon rishikimin e ligjit. Gjithashtu për mënyrën sesi lëvrohen fondet dhe si zhvillohen konkurset në Qendrën Kombëtare të Kinemasë për projektet e filmave, regjisori Kumbaro propozon të ketë një nen të ri për bordin që aprovon projektet, pra të gjendet një mënyrë si të ngrihet një bord i pakorruptueshëm. Po si është e mundur kjo...?!
 
 
Zoti Kumbaro, siç e patë, debatet për kinematografinë në Ministrinë e Kulturës ishin disi të shpërqendruara. Shumë pak prej kineastëve kishin qartësinë e duhur se çfarë kërkonin nga reforma. Pse ndodh kështu?
-Problemi nis nga ky fakt. Gjithë kjo popullatë me jo më shumë se 3 milionë banorë, me 30-40 shtëpi filmike, me një buxhet minimal, të gjithë do të kenë probleme. Ka ardhur koha të hiqen disa nene, jo ligji për kinematografinë, por disa nene të tij, në mënyrë që të koncentrohet puna, sepse ka shumë rrjedhje. Shohim se me gjithë mend ka 30-40 shtëpi filmike, por sa janë efiçente?. Janë dy-tre.

Pra gjithë ky buxhet prej një miliard lekësh që janë harxhuar nga 96-a, janë në fakt më shumë se një miliardë, ku ka shkuar? Cfarë është bërë me këto projekte që janë realizuar, çfarë impakti kanë sjellë? Domethënë, ne duhet të ndalojmë seriozisht në atë që quhet bordi i aprovimit të projekteve. Kështu siç është ky bord nuk ekziston më, sepse ne jemi një shoqëri klanore, këtu janë me klane ndarjet e projekteve; unë ta japë ty, ti ma jep mua. Do të ishte mirë që të ngrihet pranë ministrisë një komision me njerëz kompetentë dhe i fshehur që të japi gjykime për projektet.
 
Konkretisht si është bërë gjatë viteve shpërndarja e buxheteve në Qendrën Kombëtare të Filmit?
-Qendra Kombëtare e Filmit funksionon kështu: shpall ditën e konkursit, për shembull, konkurs për filmin me metrazh të gjatë. Regjisorët paraqesin projektin pranë Qendrës Kombëtare në mënyrë që bordi ta marri projektin në shqyrtim dhe pritet rezultati i bordit; fiton nuk fiton. Pastaj vazhdon producenti të merret me anën administrative. Unë nuk jam për këtë rrugë, unë jam që ta shpall Qendra Kombëtare e Filmit konkursin, por projekti të shpërndahet në borde të fshehta dhe jo në borde që dalin në bazë interesash, klanesh, lobingjesh; kam në bord dy-tre veta të mitë dhe e fitoj projektin.

E dyta, anëtarët e bordit duhet të jenë njerëz profesionistë dhe jo njerëz që s’dinë ta lexojnë skenarin, siç e thashë. Ai që nuk e njeh gjuhën e filmit është në bord. Si mund të gjykojë ai. Unë kam qenë 40 vjet mësues, apo një kolegu im po ashtu dhe ne dimë se ç’do me thënë skenar, që vlen apo nuk vlen. Gjithçka është tek aprovimi i projekteve, po ua aprovuan projektet e mira merr rrugë filmi. Kemi gabuar me këtë mënyrë organizmi. Ne kemi shtatë shoqata filmi, dhe që këtu nis thelbi i degjenerimit të qendrës së filmit. Dhe faji nuk qëndron tek Artan Minarolli, drejtori i QKK, qëndron tek bordi.

Bordin e propozojnë shoqatat, sipas interesit. Pra duhet krijuar një bord profesional. Ligji për kinemanë të ketë një nen që krijohet një bord i fshehur të komandohet nga Ministria e Kulturës, si në Maqedoni. Gjysma e anëtarëve të bordit që ka Minarolli s’dinë se ç’është gjuha e filmit. Më mirë një film me produksion të plotë sesa 100 filma. Mos të presim kot të kemi fitime nga filmi. Edhe në 230 filmat e Enver Hoxhës nuk dimë ne ndonjëherë se janë nxjerrë të ardhura.  
 
Por problemi i arkivit që mbeti për një diskutim tjetër si do të vijojë?
-Unë shoh një gjë tek arkivi shtetëror që është pronë kombëtare; shëtit sa në një televizion në tjetrin dhe ne si shoqatë jemi të detyruar të mos paguajmë autorët që i kanë realizuar, sepse jo vetëm që shpërdorohet dhe dëmtohet filmi më mënyrë të paimagjinueshme, por hiqen edhe emrat e autorëve që i kanë bërë, dhe X autor pa pikë morali vë mbi emrin e emisionit që ka ndërtuar emrin  e vet. Dhe, emrat e Agim Fortuzit, bie fjala apo Ilo Pandps apo të Endri Kekos, Marianthi Xhakos, nuk ekzistojnë më. Këta njerëz kanë mundësitë të venë e të fusin duart në arkiva dhe e kanë arkivin si pronën private pa pagesë.
 

Shkrimi u publikua sot (15.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane