Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi shkelin arrestin shtëpiak, bashkohen në një shtëpi me gazetarët e Rai-t! Shfaqen me zë dhe figurë (Video)

Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, nën akuzë për aferën Partizani kanë shkelur arrestin e shtëpisë dhe kanë takuar një grup gazetarësh të emisionit investigativ Report në Rai Tre për të dhënë një intervistë.

Me zë dhe figurë, Sali Berisha shfaqet në një ambient të përbashkët me dhëndrin e tij dhe grupin e gazetarëve duke shkelur hapur masën e sigurisë që i ndalon atij dhe Malltezit çdo lloj komunikimi me persona të tjerë përveç atyre me të cilët bashkëjetojnë.

Që në fillim të intervistës gazetari shprehet se është një situatë paksa e çuditshme duke qenë se ish-kryeministri ndodhet në arrest dhe i akuzuar për korrupsion, por Berisha i thotë se është në hetim politik.

Si Berisha dhe Malltezi këtë herë kanë kaluar vijën e kuqe, ndonëse deri më tani drejtësia e ka bërë një “sy qorr dhe një vesh shurdh”, për daljet çdo natë të ish kryeministrit në dritaren e ballkonit të shtëpisë duke mbajtur fjalime para militantëve.

Pra, ndonëse më parë ka komunikuar nga dritarja, këtë herë shkelja është edhe më e rëndë pasi ka takuar njerëz përveç bashkëjetuesve, por edhe e ka treguar me figurë përmes pamjeve që shfaqen në televizion italian duke sfiduar drejtësinë në pikën e fundit.

Ish-Kryeministri Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej fundit të dhjetorit të kaluar, pasi më parë kishte refuzuar vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje.  Berisha akuzohet për korrupsion pasiv pasi ndihmoi dhëndrin e tij për privatizimin e kompleksit Partizani. Malltezi nga ana tjetër është në arrest që prej 24 tetorit dhe përveçse për korrupsion pasiv akuzohet edhe për pastrim parash, pasi ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrante: 22/04/2024 22:26

    Gazetarit nuk i besohej se po bente interviste me dike ne arest shtepie , as ne republikat e bananeve. Te vjen turp qe je Shqiptar kur sheh se si pershkruhet me te drejte ne bote kryeministri qesharak Shqiptar edhe niveli katastrofe i shtetit Shqiptar duke filluar nga gjerat me banale e deri bandat mafioze apo korrupsini madhor! Rama nje zgenjim i tmershem

    Përgjigju
    • Altini: 23/04/2024 08:52

      Mos u merzit! Bej durim! Edhe 10 vjet e do iki Rama.

  • PROSHI: 22/04/2024 17:21

    E dini atë shprehje të Nastradin Hoxhës? Për të shkuar në Kasaba mori për rrugës disa kg qershi të cilat i tepruan kur mbrriti në qytet. Atëhere e la qesen me gjysmat e tyre në një vend që të ishte i dallueshëm për të. Por duke patur mëndhe të mbrapshtë se dikush mund ti gjente i spërkati me shifrën e tij. Si ndëshkim për atë që do guxonte ti hante. Pasi mbaroj punën në qytet kthehet për në fshatin e tij. Kur kalon para vendit ku kish fshehur qershitë e shikon qesen të paprekur. Por u kujtua se i kish shurritur para dy orësh. Ndërkohë ju hedh një sy dhe vështron qershitë e parë . Ju duk e palagur prej shurrës. --Kjo është e pa përmjerrë -tha. E futi në gojë. E kështu me radhë kur zbriti në fshat e kish ngrënë gjithë qesen me qershi. Të gjithë prokurorë r gjykatës aty janë këlyshët të rrahur prej Berishës dhe Metës këtu e 20 vjet para. Ai brez nuk i ha të zotët që i patën rahur për 15 vjet. Pra do bërë durim derisa magjistrati të nxjerrë kuadro të pa rrahur që këlyshët. Ju përshëndes.

    Përgjigju
  • Po mër po: 22/04/2024 15:54

    Në arrest shtëpie është. Kështu tha dhe vet ai. Mos e besoni po deshët.

    Përgjigju
  • Pjeter: 22/04/2024 12:55

    A ka shtet ne Shqiperi?? Per çfare paguajn shqiptaret pjestaret e organeve te drejtesise rroga te majme e privilegje,kur nuk bejne detyren qu u ngarkon kushtetuta??!! Kjo eshte shkelje flagrante e ligjit,dhe reagimi i duhur duhej menje here,keta dy individet te trasferohen ne dhomat e sugurise,duhet tu iqet mundesia qe keta te tallin sumen me ligjet dhe shqiptaret ne teresi. Jeni akoma ne kohe per te vepruar qe te mos lejohet tu nziet fytyra nga ky skandal!!

    Përgjigju
    • Niku: 22/04/2024 13:42

      Nuk u mjaftojne kaq prova ... institucionet e drejtesis po presin videot te talin ne tiktok per te nderhyre sic bejne me njerezit e thjesht.. Turp per drejtesine kush eshte me pushtet nuk ndershkohet.

  • FAQIA E BARDHË: 22/04/2024 12:08

    TURPI KA NJË EMËR,O.P.GJ, PROOKUROR,GJYKATËS. TURP.MJAFTË U TALLËT ME KËTË POPULL.

    Përgjigju
  • AltinTop: 22/04/2024 10:24

    Veprimet e Saliut dhe Ilirit thjeshte tregojne realitetin shqiptar te te fortit… jo te gjithe jane te barabarte para ligjit.

    Përgjigju
  • Emigrant: 22/04/2024 07:25

    Kete intervist do kete sponsorizuar beketi ai mashtrues profesionist qe grabiti doic bank e Enel italian Dhe me ndihmen e ca zorraxhinjve shqiptar denuan dhe shwiperin nga banda e arbitrazhit

    Përgjigju
  • Ardi: 22/04/2024 07:15

    Republike Bananesh jemi dhe kemi per te ngelur,shtet kanunor ,shpellaresh dhe hajdutesh,ketu nuk ben dallim asnje krah politik si mjatas dhe djathtas.

    Përgjigju
  • populli: 22/04/2024 07:11

    c'eshty ky mo dogji shkatrroj vrau thyen ligjet pse e perkedhelni si kur eshte babai i kombit

    Përgjigju
  • asolingo: 22/04/2024 06:30

    Ne Shqiperi egziston kanuni dhe jo ligji,ky eshte nje realitet eshte per te ardhur keq dhe ska lidhje fare me demokracine tolerimi ndaj shpellarit.

    Përgjigju
    • Deni: 22/04/2024 10:04

      Epo ti tjekin i kokerr plumbi sic knka tjekur edhe ai te tjereve edhe e zbatojme kanunin plus dhe shqiperia bie rehat e ne qetesi

  • Iris: 22/04/2024 02:55

    Le te jape intervista,nuk prish pune.Edhe Geringu jepte intervista para e mbrapa pasi rra ne duart e aleateve,por ne fund gjyqit e denimit nuk i shpetoi.S.d.q.nje gje bie ne sy,qe te dy kane mbetur gjysma e atyre qe kane qene! Burgimi edhe ne shtepi /me te gjitha konitat/,prape eshte i padurueshem.

    Përgjigju
  • Itali: 21/04/2024 23:18

    Kush e di sa kane paguar per kete emisjon te rai3 midis ketyre aty eshte dhe hajdarmataj,ndremjetesi i emisjonit ka qene zari i metes Kulla..

    Përgjigju
  • Iandeguri Berisha: 21/04/2024 22:53

    Edhe SPAK doli nje flluske sapuni! Sali plehu del edhe ne televizioni italian e jep intervista ne arrest shtepie.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Macron paralajmëroi për trupa franceze në Ukrainë/ Tajani: Nuk jemi në luftë me Rusinë

Macron paralajmëroi për trupa franceze në Ukrainë/ Tajani: Nuk jemi në luftë me Rusinë