Sarandë- Problemet me drejtësinë për familjen Balili vazhdojnë. Nipi i Kelmend Balilit, që është shpallur në kërkim për trafik droge është në hetim për shkak të një konflikti.
Kev Balili është denoncuar nga Timo Babi në komisariatin e Sarandës për shkatërrim prone dhe ushtrim dhune.
Kev Balili kishte një marrëveshje me Timo Babin duke dërguar në truallin e tij një 'club' nate ‘X Factory’ në dalje të qytetit.
Por, pas disa kohësh marrëveshja mes tyre është prishur dhe Timo Babi i ka kërkuar që të largohet nga trualli që kishte ndërtuar 'club'-in e natës Balili.
Nipi i Balilit nuk e ka pranuar një gjë të tillë duke u konfliktuar me pronarin e tokës në 'club'-in e natës, pasi u fut me forcë.
Pas sherrit, Timo Babi ka bërë kallëzim për nipin e Balilit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe marrëveshjes me dy palëve.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com