Sarande- Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer në fshatin Finiq ndërsa drejt zonës është nisur 1 helikopter i emergjencave, pasi zjarri ka djegur gjithë sipërfaqen e parkut arkeologjik të Finiqit dhe flakët kanë kaluar brenda në objekt.
Era e fortë po përhap flakët me shpejtësi drejt banesave të fshatit Shijan dhe zonave të tjera.
Forcat zjarrfikëse nga Saranda, bashkia e Finiqit por dhe Delvinës ndodhen në vendngjarje por terreni është shumë i vështirë, pasi kemi të bëjmë me një faqe mali. Zjarrfikëset janë shpërndarë në rrethinat e fshatit të Finiqit për të shmangur përhapjen në fshat
“Nga ajo që kemi arritur të shikojmë zjarri duhet të ketë prekur parkun e Finiqit” thotë gazetari Limos Didani.
Qyteti antik mori statusin Park Arkeologjik Kombëtar në vitin 2005. Ai ndodhet në një kodër 283 m të lartë mbi nivelin e detit, 9 km në lindje të qytetit të Sarandës.
Lajmi ne perditesim...
Zjarri me përmasa të mëdha që ka rënë ditën e sotme në fshatin Finiq në faqen e malit drejt parkut arkeologjik të Finiqit, në Sarandës, po vijon që të përhapet edhe më shumë.
Sipas informacioneve për Report Tv, drejt zonës është nisur 1 helikopter i emergjencave, pasi zjarri ka djegur gjithë sipërfaqen e parkut arkeologjik dhe flakët kanë kaluar brenda tek objektet.
Zjarri po përparon drejt fshatit SMT, ku dhe rrezikohen disa banese. Nga ana e policsë janë marrë masa që të ndalohet kalimi i mjeteve drejt Finiqit, pasi zjarri është edhe pranë rrugës. Zjarrfikëset janë shpërndarë në rrethinat e fshatit të Finiqit për të shmangur përhapjen në fshat.
Fatmirësisht deri më tani raportohet se nuk ka asnjë shtëpi të djegur nga zjarri.