Sarandë/ Zjarr i madh në Finiq, digjet sipërfaqja e parkut arkeologjik, shikoni pamjet! Ndërhyhet nga ajri (VIDEO)

Sarande- Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer në fshatin Finiq ndërsa drejt zonës është nisur 1 helikopter i emergjencave, pasi zjarri ka djegur gjithë sipërfaqen e parkut arkeologjik të Finiqit dhe flakët kanë kaluar brenda në objekt.

Era e fortë po përhap flakët me shpejtësi drejt banesave të fshatit Shijan dhe zonave të tjera. 

Forcat zjarrfikëse nga Saranda, bashkia e Finiqit por dhe Delvinës ndodhen në vendngjarje por terreni është shumë i vështirë, pasi  kemi të bëjmë me një faqe mali. Zjarrfikëset janë shpërndarë në rrethinat e fshatit të Finiqit për të shmangur përhapjen në fshat


“Nga ajo që kemi arritur të shikojmë zjarri duhet të ketë prekur parkun e Finiqit” thotë gazetari Limos Didani. 

Qyteti antik mori statusin Park Arkeologjik Kombëtar në vitin 2005. Ai ndodhet në një kodër 283 m të lartë mbi nivelin e detit, 9 km në lindje të qytetit të Sarandës. 

Lajmi ne perditesim... 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:08
Zjarri në Finiq, digjet sipërfaqja e parkut arkeologjik! Niset drejt zonës 1 helikopter i emergjencave

 

Zjarri me përmasa të mëdha që ka rënë ditën e sotme në fshatin Finiq në faqen e malit drejt parkut arkeologjik të Finiqit, në Sarandës, po vijon që të përhapet edhe më shumë.

Sipas informacioneve për Report Tv, drejt zonës është nisur 1 helikopter i emergjencave, pasi zjarri ka djegur gjithë sipërfaqen e parkut arkeologjik dhe flakët kanë kaluar brenda tek objektet.

Zjarri po përparon drejt fshatit SMT, ku dhe rrezikohen disa banese. Nga ana e policsë janë marrë masa që të ndalohet kalimi i mjeteve drejt Finiqit, pasi zjarri është edhe pranë rrugës. Zjarrfikëset janë shpërndarë në rrethinat e fshatit të Finiqit për të shmangur përhapjen në fshat.

Fatmirësisht deri më tani raportohet se nuk ka asnjë shtëpi të djegur nga zjarri. 

M.Q./S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Separatisti katalonas Puigdemont shmang arrestimin pas rikthimit 'kaotik' në Spanjë

Separatisti katalonas Puigdemont shmang arrestimin pas rikthimit 'kaotik' në Spanjë